Shpallje

Numërimi i votave vijon në 29 bashki në të gjithë vendin. Gjithashtu vijon numërimi në bashkitë e mëdha si Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë. Nis numërimi edhe në Shijak e Kurbin. Peqini ende s’ka hapur asnjë kuti.

Në Qarkun e Tiranës vijon ende numërimi në Bashkinë e Tiranës, Rrogozhinës dhe Kamzës, ndërkohë ka përfunduar numërimi në Kavajë ku fitues u shpall Redjan Krali i PS, po ashtu ka përfunduar numërimi në Rrogozhinë ku kryebashkiak u shpall Haxhi Memolla i PS. Po ashtu në Vorë ka përfunduar numërimi dhe kryebashkiak shpallet Agim Kajmaku i PS.

QARKU TIRANE

Bashkia Kamëz           (111 nga 127 kuti)

Rakip Suli (PS)8924 vota – Ylber Gjeta (BD) 330 vota/ Pjesëmarrja (10.9%)

Bashkia Rrogozhinë (54 nga 56 kuti)

Haxhi Memolla (PS) i vetëm në garë 5221 vota/ Pjesëmarrja (16.7%)

Bashkia Tiranë            (627 nga 919 kuti)

Arben Skënderaj (BD) 6603 vota – Erion Veliaj (PS) 102520 vota /Pjesëmarrja (28.5%)

Në qarkun e Beratit, pritet ende numërimi në Bashkinë e Beratit dhe Kuçovës, pasi bashki si Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore e kanë mbyllur numërimin dhe fitues janë shpallur Adriatik Zotkaj, Adriatik Mema dhe Juliana Mema.

QARKU BERAT

Bashkia Berat(118 nga 125 kuti)

Ervin Demo (PS)          14451 vota- Pavlo Shkarpa (BD) 844 vota -Plarent Aleksi (I Pavarur) 871 vota/ Pjesëmarrja (17.5%)

Bashkia Kuçovë (55 nga 70 kuti)

Kreshnik Hajdari (PS) 7328 vota i vetëm në garë/ Pjesëmarrja (22.1%)

Numërimi në Qarkun e Dibrës ka përfunduar në Bulqizë ku merr mandatin e kryebashkiakut Lefter Alla i PS, vijon numërimi në Dibër, Klos dhe Mat.

QARKU DIBER

Bashkia Dibër (116 nga 118 kuti)

Dionis Imeraj (PS) 12824 vota – Shkelzen Qoka (BD) 2549 vota/ Pjesëmarrja (28.7%)

Bashkia Klos (31 nga 32 kuti)

Bedri Hoxha (I Pavarur)          1678 vota – Ilmi Hoxha (PS) 3504 vota/ Pjesëmarrja (35.1%)

Bashkia Mat (53 nga 54 kuti)

Agron Malaj (PS) 7921 vota/ Pjesëmarrja     (27.3%)

Në qarkun e Durrësit nuk ka përfunduar ende numërimi as në Durrës e as në Krujë, kurse në Shijak numërimi s’ka nisur ende.

QARKU DURRES

Bashkia Durrës (154 nga 324 kuti)

Valbona Sako (PS) 16229 vota – Valbona Sakollari (BD) 1783 vota/ Pjesëmarrja (13.9%)

Bashkia Krujë (49 nga 88 kuti)

Artur Bushi (PS) 10443 vota/ Pjesëmarrja (26.4%)

Bashkia Shijak(12 nga 55 kuti)

Arben Pohumi (BD) 139 vota – Elton Arbana (PS) 1483 vota

Në qarkun e Elbasanit vijon numërimi në Elbasan, Cërrik, ndërkohë që nuk ka nisur ende në Peqin. Në Belsh merr mandatin kandidati i PS Arif Tafani, në Gramsh Klodian Taçe sërish i PS si dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Po ashtu në Prrenjas ka fituar Nuri Belba i PS.

QARKU ELBASAN

Bashkia Cërrik(59 nga 60 kuti)

Andis Salla (PS) 6376 vota – Merita Xhika (BD) 384 vota/ Pjesëmarrja (19.1%)

Bashkia Elbasan(137 nga 235 kuti)

Gledian Llatja (PS) 21571 vota/ Pjesëmarrja (23.5%)

Bashkia Peqin (0 kuti)

Lorenc Tosku (PS) 0 vota/ Pjesëmarrja (18.4%)

QARKU FIER

Përfundon procesi i numërimit në të gjithë qarkun e Fierit. Kështu, merr mandatin si kryebashiak i Divjakës, Fredi Kokoneshi i PS, po ashtu në Lushnje u rikonfirmua Fatos Tushe i PS. Po ashtu merr mandatin si kryebashkiak i Mallakastrës i PS, po ashtu në Patos mori mandatin Rajmonda Balilaj e PS, ndërsa në Roskoves u rikonfirmua sërish Rajmonda Bufi. Përfundon numërimi edhe në Fier, ku Armando Subashi i vetëm në garë merr mandatin e dytë si kryebashkiak.

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar numërimi në Libohovë ku fiton një tjetër mandat Luiza Mandi e PS, po ashtu edhe Gjolekë Guci i PS merr Bashkinë e Memaliajt. Vijon numërimi në Bashkinë e Dropullit, Gjirokastrës, Këlcyrës dhe Tepelenës.

QARKU GJIROKASTER

Bashkia Dropull (37 nga 40 kuti)

Dhimitraq Toli (PS) 2246 vota/ Pjesëmarrja (11.2%)

Bashkia Gjirokastër (18 nga 70 kuti)

Flamur Golemi (PS) 3443 vota/ Pjesëmarrja (26.3%)

Bashkia Këlcyrë (20 nga 21 kuti)

Hazbi Kasaj (SHN) 106 vota – Klement Ndoni (PS)    2222 vota – Shkelqim Muhaj (BD)     268 vota/ Pjesëmarrja (10.32%)

Bashkia Përmet          (28 nga 29 kuti)

Alma Hoxha (PS)         4078 vota/ Pjesëmarrja (28.9%)

Bashkia Tepelenë (28 nga 29)

Gëzim Malka (BD) 144 vota- Tërmet Peçi (PS) 4228 vota/ Pjesëmarrja (36.5%)

Në qarkun e Korçës ka fituar bashkinë e Kolonjës Erion Isai i PS, si dhe Pustecin Pali Kolefski i PS. Po ashtu në Bashkinë e Korçës ka fituar një mandat të dytë Sotiraq Filo (PS). Vijon numërimi në Bashkinë e Maliqit, Pogradecit dhe Devollit.

QARKU KORCE

Bashkia Devoll (53 nga 54 kuti)

Artur Porpollogu (SHN)           341 vota- Eduard Duro (PS) 6206       vota – Fezi Shaholli (I Pavarur) 634 vota – Ylli Cenkolli (FRD)          239 vota/ Pjesëmarrja (23%)

Bashkia Maliq (78 nga 81 kuti)

Gëzim Topçiu (PS) 13503 vota/ Pjesëmarrja (24.5%)

Bashkia Pogradec (115 nga 116 kuti)

Ilir Xhakolli (PS) 17197 vota/ Pjesëmarrja (24.6%)

Në qarkun e Kukësit është mbyllur tashmë numërimi në Bashkinë e Hasit ku merr mandatin Liman Morina i PS, po ashtu edhe në Tropojë ka fituar kandidati i PS Rexhë Byberi. Vijon numërimi në Bashkinë e Kukësit.

QARKU KUKES

Bashkia Kukës (78 nga 88 kuti)

Abedin Oruçi (BD) 1916 vota – Safet Gjici (PS) 9385 vota/ Pjesëmarrja (26.1%)

Në qarkun e Lezhës nuk ka përfunduar numërimi i votave në asnjë prej bashkive, ndërkohë në Bashkinë e Kurbinit s’ka nisur ende numërimi.

Bashkia Lezhë (90 nga 126 kuti)

Eduart Ndocaj (PKKA) 657 vota – Pjerin Ndreu (PS) 9737 vota – Salvador Kaçaj (BD) 343 vota/ Pjesëmarrja (8.9%)

Bashkia Mirditë (62 nga 64 kuti)

Gjon Ndoj (I Pavarur) 332 vota – Ndrec Dedaj (PS) 5141 vota/ Pjesëmarrja (21.9%)

Në Qarkun e Shkodrës vijon numërimi në Bashkinë e Shkodrës. Bashkinë e Fushë-Arrëzit e merr kandidati i PS, Fran Tuci i vetëm në garë, ashtu si edhe në Malësi të Madhe, Tonin Marinaj. Edhe bashkinë e Pukës e ka fituar kandidati i PS Gjon Gjonaj, i vetëm në garë, si dhe Vaun e Dejës e merr Mark Babani i PS.

QARKU SHKODER

Bashkia Shkodër (124 nga 255)

Valdrin Pjetri (PS) 7261 vota/ Pjesëmarrja (9.6%)

Në Qarkun e Vlorës ka përfundur tashmë numërimi për Bashkinë e Delvinës ku merr mandatin Majlinda Qilmi e PS, e vetme në garë, por ashtu edhe në Himarë, Jorgo Goro. Edhe Konispolin e fiton i vetmi kandidat në garë Shuaip Beqiri nga PS, edhe Selenica fitohet nga Pëllumb Binaj i PS. Vijon numërimi në Finiq, Sarandë dhe Vlorë.

QARKU VLORE

Bashkia Finiq (27 nga 54 kuti)

Kristo Kiço (MEGA) 1875 vota – Leonidha Hristo (I Pavarur) 996 vota/ Pjesëmarrja (13%)

Bashkia Sarandë (50 nga 51 kuti)

Adrian Gurma (PS) 7408 vota – Ilir Nikolla (I Pavarur)          1787/ Pjesëmarrja (20%)

Bashkia Vlorë (27 nga 220 kuti)

Dritan Leli (PS) 2944 vota – Valbona Mezini (BD) 213 vota/ Pjesëmarrja (19.5%)