Shpallje

Lulzim Basha, kreu i PD-së i është kthyer sërish protestave, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook  paralajmëron se ditën e hënë në orën 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës nga opozita.

Ai ka publikuar një video dhe përmes saj u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës.

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën. Të hënën, 8 korrik, në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Evropa. Asnjë hap pas! Rama ik”, shkruan Basha.