Shpallje

Prej muajsh është përfolur kudo në mediat rozë romanca mes vajzës së ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejdës dhe djalit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullanit.

Ata janë parë në disa vende nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërkohë së fundmi, postimet në llogaritë përkatëse në Instagram kanë vënë pikat mbi “i”.

Siç është qartazi e dukshme, Kejda dhe Eriku janë të lidhur dhe madje kanë vendosur që t’i kalojnë bashkë pushimet këtë verë. Ata kanë publikuar në Insta Story pothuajse të njëjtat pamje dhe tashmë s’ka më dyshime! Vajza e Majlinda Bregut dhe Erik Fullani janë çifti më i ri në botën e showbiz-it shqiptar.