Shpallje

Ditën e sotme është hapur gara për kandidatët jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Anëtarët jogjyqtarë përbëjnë 1/5 e totalit të numrit të anëtarëve. Meta i dërgoi letër KLGJ për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Ndër kriteret që kërkohet është të mos kenë pasur poste politike në 10 vitet e fundit. Kandidatët duhet të jenë juristë me së paku 15 vjet eksperiencë.