Shpallje

Rudina Hajdari i është drejtuar me një status në “Facebook”, presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike në Tropojë, Besnik Dushaj, duke iu dhënë një porosi kur të jenë para bustit të babait të saj, Azem Hajdarit.

“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se presidenti Meta, i cili sot është nisur për në Tropojë, deklaroi pak më parë se: “Kur të jem më i lirë që të shkruaj me terezi do kënaqeni kur t’ju tregoj se pse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.”