Shpallje

Efektivët e policisë së burgjeve, kanë bllokuar një tentative për të futur lëndë narkotike dhe aparate celular brenda institucionit. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, persona ende të paidentifikuar janë përpjekur të ulin një dron me një pako të dyshimtë.

Menjëherë sapo kanë konstatuar objektin fluturues, efektivët kanë marrë masa të menjëhershme për monitorimin e tij deri në uljen jashtë territorit të burgut.

Nga kontrolli që ju bë pakos, u gjeten brenda:

3 celularë,
3 karta celularësh,
7 qese të presuara me përmasat e një topi tenisi, me lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa.

Siguria në burgje, vijon të jetë një faktor kyç në luftën ndaj korrupsionit.

Më herët, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një takimi me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit në Burgje, u kërkoi rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme duke paralajmëruar edhe masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.