E shtunë, 11 Korrik, 2020

‘KMSH u kap nga Gylenistët’/ Shkarkohet nga detyra Myftiu i Tiranës, pas akuzave të forta

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra Myftiun e Tiranës Ylli Gurra, ndërsa në vendin e tij ka emëruar Lauren Lulin. Gurra ishte kandidat për kreun e KMSH-së në zgjedhjet që u zhvilluan pak muaj më parë, në datë 2 mars, ndërsa nuk arriti që të fitonte përballë Bujar Spahiut.

Në përfundim të procesit, ai kontestoi zgjedhjet, ndërsa lëshoi akuza të forta. Gurra akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre (lexo ketu).

Duket se akuzat kundër drejtimit aktual të KMSH-së, kanë ndikuar në lirimin nga detyra në datë 28 Qershor të Myftiut të Tiranës. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron se Gurra tashmë do të mbajë postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri të Tiranës, Lauren Luli. Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.

Myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Bujar Spahiu gjate takimit në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, i pari në të djathtë myftiu i ri të Tiranës, Lauren Luli

Çfarë janë Gylenistët?

Gylenistët janë organizatë që drejtohen nga kleriku Fethullah Gylen që jeton në SHBA, pasi është në kërkim nga Turqia. Në fillim të vitit 2014, qeveria turke filloi të marrë masa kundër  lëvizjes së Gylenit, pasi kleriku i prishi marrëdhëniet me Presidentin Erdogan. Shumë ndjekës të Gylenit u akuzuan për tentativë për grusht shteti në 2016 në Turqi.

Shumë prej tyre u vranë, ndërsa të tjerë u burgosën. Sot në Turqi lëvizja Gyleniste shihet si rrezik dhe Presidenti Erdogan e ka shpallur organizatë terroriste, ndërsa i ka bërë thirrje Shqipërisë, ashtu si shumë vendeve të tjera që ta luftojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm