E shtunë, 4 Korrik, 2020

Çnjerëzore deri në fund! Ne të gjithë e përdhunuam atë vajzë!

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Refxhei Tola

Jo shokuese, as monstruoze, ngjarja e transmetuar ditën e djeshme ishte çnjerëzore nga fillimi deri në fund! 

Nuk di çfarë ishte më e frikshme në këtë histori, babai që përdhunonte vajzën për tre vite rresht, nëna që e pranonte si të mirëqenë dhe ishte mjaft e gatshme ta linte pas për të mbrojtur rehatinë e saj, oficeri i policisë që kishte kërcënuar vajzën pasi ajo e kishte denoncuar babain monstër, apo Kodi ynë Penal, që parashikon në maksimumin e tij 7 vite burg dhe një sërë lehtësirash për këtë krim që meriton shumë më shumë ndëshkim!  Nuk jam e sigurt, se më shumë se sa kaq është e frikshme vetmia dhe indiferenca e të gjitha atyre mësueseve që nuk mundën të zbulonin traumën morale që një vajzë 18-vjecare po jetonte për tre vite. Indiferenca e psikologut të shkollës ku ajo studionte, shërbimit social apo njerëzve që e rrethonin…

Ah moj Shqipëri e mjera Shqipëri! Shoqëria jonë na provoi dje se ku ka degraduar morali, njerëzorja, ku ka degraduar nderi dhe besa e shqiptarit! 

Ajo vajzë dje, me një kurajë të jashtëzakonshme, na tregoi të gjithëve se cfarë i kemi bërë shoqërisë sonë duke heshtur! Po duke heshtur! Duke heshtur ndaj dhunës, duke heshtur ndaj këtyre palo-ligjeve dhe ndaj indiferencës së njëri tjetrit! 

Ajo vajzë dje na dha të gjithëve ne një shuplakë të fortë, për të gjitha ditët dhe herët kur ne qëndruam indiferentë kur vajzat gratë dhe nënat tona u përdhunuan, mendërisht, fizikisht, shpirtërisht! 

Sot gratë shqiptare nuk janë të sigurta! Sot shteti nuk u jep viktimave të dhunës seksuale, as besimin minimal për të ngritur zërin e tyre… Sot duhet të flitej për këtë vajzë më shumë se për votimet, më shumë se për politikanët, sot duhet të arrestohej edhe nëna e saj që mbuloi me një pafytyrësi çnjerëzore krimin e burrit të saj, duhet të arrestohej edhe oficeri që i kishte bërë presion dhe e kishte kërcënuar! Sot Ministri i Brendshëm i kishte borxh të gjitha vajzave, grave, nënave shqiptare një FALJE në emër të një institucioni që nuk ja dha dot kurrë forcën viktimave të krimit të marrin kurajë për ti thënë ndal dhunës dhe përdhunimit! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm