Shpallje

Duket se në kulmin e sezonit veror, ku konsumatori është më i ndjeshëm ndaj problemeve të sigurisë ushqimore kompanitë e fuqishme të prodhimit të bulmetit nuk janë shumë korrekte me tregun dhe konsumatorët. Gazetari Marjon Gorica ka publikuar në profilin e tij në facebook, një shkelje të identifikuar ditën e sotme, konkretisht në produktet e kompanisë “Lufra”.

Data e skadencës, një nga elementët më të rëndësishëm të sigurisë ushqimore është fshirë në produkte qëllimisht. Kjo shkelje e identifikuar, cënon sigurinë e konsumatorit, sepse supozohet që data e skadencës të jetë fshirë pasi ajo ka kaluar. Mbetet për tu verifikuar nga institucionet përgjegjëse, të cilat në mënyrë emergjente duhet të konstatojnë këtë shkelje dhe të marrin masat përkatëse sa më parë. Konsumimi i një produkti pasi data e skadencës ka kaluar është mjaft e rrezikshme për konsumatorin, sidomos në këto ditë të nxehta vere

.https://www.facebook.com/1349315568531023/posts/2132436606885578?s=1268494588&v=e&sfns=mo

Data e skadencës në produktet e kompanisë “LUFRA”. Pa mundim e kimikate…

Publiée par Marjon Gorica sur Mercredi 10 juillet 2019

Data e skadencës në produktet e kompanisë “LUFRA”. Pa mundim e kimikate…

Publiée par Marjon Gorica sur Mercredi 10 juillet 2019