Shpallje

Intervistë nga Rikela Fusha

Vera është stina e pushimeve, por edhe e hapësirës ideale për të  bërë disa ndryshime në arredimin e shtëpisë, sidomos në ambientet e brendshme të saj, ku duhet të thithim sa më shumë dritë, që dielli na e ofron në këtë stinë. Arreduesja (interior designer)  Anila Hetoja me një eksperiencë brenda dhe jashtë vendit, përmes kësaj interviste, zbulon sekretet e një arredimi perfekt dhe mbi të gjitha me pak kosto.

1.Anila, jemi në stinën e verës dhe kjo është periudha më e preferuar për të bërë ndryshime në arredimin e shtëpisë dhe jo vetëm. Nga eksperienca jote, a është stina e verës, stina ideale për të bërë ndryshimet e dëshiruara?

Ndërsa stinet ndryshojnë është e rëndësishme që edhe në ambientet tona të fillojmë të ndryshojmë. Stina e verës ështëe përkryer për të ripërtëritur shtëpinë tuaj duke qëndruar në kontakt me trendet e reja. Nuk është e thënë të shpenzoni, ju mund të krijoni një ambient të fresket dhe veror me ato që keni, mjafton të bëni lëvizjet e duhura dhe të përdorni fantazinë tuaj. Largoni perdet e trasha, lejoni që shkëlqimi i dritës nga jashtë të pasqyrohet brenda, përdorni elementë shtesë dekorativë si jastëkë me ngjyra të ndezura ose me elementë që përfaqësojnë stinën e plazhit. Vazot me lule ose me kalli gruri duhet të jenë të pranishme ato të krijojnë ndjesinë e natyrës brenda ambientit tuaj.

2.Për ato persona  që kanë vendosur tashmë të arredojnë shtëpinë, cilat janë disa sugjerime që ti, si arreduese, i shikon me rëndësi për të krijuar një rezultat maksimal komoditeti dhe bukurie njëkohësisht?

Të mundohen të krijojnë në ambientin e tyre sa më shumë dritë, kjo është shumë e rëndësishme pasi lejon rrezatimin të hyjë  nga jashtë brenda, gjithashtu duhet të kenë parasysh ngjyrat që përdorin. Sa më thjeshtë dhe minimalistë, pasi në fund të fundit ambientet e brendshme janë për t’u relaksuar  dhe për t’u ndierë sa më mirë. Gjithashtu duhet të kenë parasysh, marrëveshjet simetrike të cilat lidhen me hijeshi dhe harmoni, prandaj gjithmonë synoni të ndiqni rregullat e simetrisë, veçanërisht kur planifikoni pozicionin e elementeve kryesore në një dhomë. Përdorimi i simetrisë në një dhomë krijon një atmosferë shumë formale. Gjithashtu arredimet duhet të mbeten në një stil, mos të ndërthurin elementë të ndryshëm në një design që do të thotë klasike, me elementë klasik, modern, me element moderm. Disa nga tendencat nëkëtëperiudhëjanë stili industrial dhe ai modern.

3.Cilat janë ngjyrat e stinës së verës?

Ngjyrat trend verë2019, janëngjyrat bardhë e zi, por pavarësisht trendeve, mënyra mëe lehtë për të zgjedhur ngjyrat më të mira për arredimin e brendshëm, janë ngjyrat që ju doni. Ngjyrat tuaja të preferuara mund të jenë frymëzimi i përsosur për gamën tuaj të re të ngjyrave për arredimin e brendëshem. Unëdo sugjeroja tëperdorni ngjyrat verore, preferohen nuancat blu të cilat pasqyrojnë qiellin dhe ujërat e plazhit.Gjatë verës, shmangni ​​ ngjyrën bezhë dhe krem.

4.Po për ato zonja që dëshirojnë një rezultat afatgjatë, pra ta mbyllin njëherë e mirë punën me arredimin e shtëpisë, cilat janë ngjyrat që nuk dalin kurrë nga moda për sa i përket dekorit të brendshëm të një shtëpie?

Nuk mund të them që një arredim e mbyllim njëherë e mire, pasi do i mbyste monotonia, prandaj duhet ta përshtasim në varsi të stinëve, festave dhe gëzimeve familjare. Aksesorë shtesë, detaje këto të cilat bëjnë diferencën në varësi të periudhave. Përsa i përket ngjyrave do të sugjeroja ngjyrën gri, silver të cilat i japin ambjentit një pamje moderne dhe që do i qëndrojë gjatë kohës. Nëse ambjenti juaj është i vogël ateherë duhet të përdorin tonet e hapura të ngjyrës gri, kjo ngjyrë mund ta bëjë ambjentin të duket më i madh.

5.A ka ngjyra me të cilat nuk duhet guxuar kurrë?

Edhe nëse e kuqja është ngjyra juaj e preferuar, nuk duhet të jetë zgjedhja juaj e parë sidomos në dhomen tuaj te gjumit. Sipas hulumtimit të botuar në revistën Emocion, ngjyra e kuqe ngjall një reagim fizik dhe emocional të ndjeshëm tek njerëzit – dhe jo në një mënyrë të mirë. Gjithashtu duhet të bëjmë kujdes me ngjyrën lejla, dhe ngjyrën e zezë.

6.Anila, përpos këtyre këshillave të vlefshme për këdo që hapësirën e verës do ta shfrytëzojë për t’i dhënë një dimension të ri shtëpisë, duam të dimë pak për anën tjetër të artit tënd, pikturën. Cilat janë disa prej ekspozitave apo projekteve të tua më të fundit dhe si janë pritur ato nga publiku shqiptar? A janë shqiptarët artdashës?

Sapo kam mbyllur dy ekspozitat pesonale të cilat më kanë marrë kohë dhe shumë energji.Në këto ekspozita u paraqita para artdashësve me një koleksion prej 85 punime të punuar në  tre vitet e fundit. Në këto koleksione  kisha zgjedhur të paraqitesha me nje qasje dhe stil disi ndryshe nga dy koleksionet e para, duke eksperimentuar hedhjen në telajo të frymëzimit të marrë në mrekullitë që sjell natyra, ndoshta dhe ta sjell natyrën më të bukur, më të pastër. Gjithashtu nuk mund të nungonte një perendim, një lindje, fëmijë duke vrapuar nëpër lendina, silueta femërore dhe cdo gjë që më ngjall inters dhe që jam e rrethuar cdo ditë. Kam menduar të jap mesazhe nëpërmjet artit dhe disa nga punimet  të punuar me material të riciklueshme (si materiale plastike, karton,komça, bizhu etj), e tregon më së miri këtë.

Gjithmonë preferoj të vijë me risi për artdashësit dhe gjithashtu preferoj të luaj me ngjyrat dhe konturizimet që e mundëson teknika e punimeve me gota plastike ‘’work with cups’’, e cila është një teknikë e re në Shqipëri  dhe që shumë pak artistë e aplikojnë këtë metodë dhe jam shumë e lumtur që arrita të përcjell këto risi edhe në qytetin tim të lindjes ne Galerine e Arteve Shkoder, ku u prezantova me rreth 40 punime te cilat ishin koleksion ndër vite. Ballafaqimi me qytetin e lindjes, vendin ku kam hedhur hapat e para në art, vendin ku kam zbuluar dëshirën e time për të pikturën, e konsideroj një tjetër moment të rëndësishëm në krijimtarinë e time artistike.

Gjithashtu kam patur nderin të bashkepunoj si arreduese& ndricimi në skenën e teatrit Metropol në dramën  ‘’ Të korrat e Gjelbërta’’ me regji dhe skenar të aktorit dhe regjizorit të madh dhe të pazëvendësueshem Bruno Shllaku. Me një kast aktoresh të jashtzakonshem si protagonistja Mim MarjanakuDana Xhaj, Kliti Roshi, Fran Vuka, Ambra Marjanaku, Edison Balla .Kjo eksperiencë ishte e veçantë për mua pasi ishte eksperienca ime e parë dhe ballafaqimi me publikun në skenë ishte mbresëlënës (tani i kuptoj shumë mire emocionet qe marrin aktorët në skenë). Për këtë eksperiencë të bukur falenderoj regjizorin/ aktorin Bruno Shllaku për besimin ndaj brezit të ri, për përfshirjen e tyre e fuqishme edhe në kast, edhe në prapavijë.

7.Do të jetë vera një periudhë pushimesh për Anilën, pas një viti plot art e kreativitet apo kjo është një periudhë ku frymëzimi yt gjen momentin për t’u shprehur?

Për mua çlodhje është kur jam pranë telajos, por kjo sdo të thotë që nuk jam duke shfrytëzuar bregdetin e mrekullueshëm në këto ditë të nxehta vere, ku dhe po marr energji  për projektin e ri me të cilin besoj dhe shpresoj që do vijë pranë artëdashësve në fund të vitit.