Ditën e sotme është duke u zhvilluar seanca e fundit parlamentare për këtë sezon. Dhe në fillim të saj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë një kërkesë deputetëve të tjerë. Që sot të mos miratohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës”, tha Beqaj.

Por kjo nuk u pranua nga Ruçi, i cili u shpreh se  arsyetim nuk është i mjaftueshëm. Duke i kërkuar Beqajt që të denoncojë rastet konkrete duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.

“Nuk e kuptova të marrim angazhim ne për të miratuar ligjin, s’është arsye, kjo është retorikë, që t’i denoncosh rastet duke filluar nga mua si duhanpirës.”

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz