E martë, 3 Gusht, 2021

Dita Botërore kundër Trafikimit të Femrave, kalvare vuajtjesh dhe histori dhimbjesh

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Sot është Dita Botërore kundër Trafikimit të qenieve njerëzore. Trafikimi i qënieve njerëzore është një ndër fenomenet më negative që ka shoqëruar tranzicionin e gjatë në Shqipëri pas vitit ’90. Numri i grave dhe vajzave të trafikuara dhe të identifikuara nga strukturat përgjegjëse është rreth 100 në vit, ndërsa numri real brenda dhe jashtë vendit nuk mund të përcaktohet për aq kohë sa ato mbeten të paraportuara.

Drejtues të organizatave joqeveritare vërejnë me shqetësim uljen e numrit të identifikimeve, uljen e moshës së vajzave të trafikuara nën 18 vjeç, si dhe rritjen e trafikimit të brendshëm. Trafikimi i qënieve njerëzore vazhdon të jetë një ndër fenomenet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare për më shumë se dy dekada. Ai është pranuar me vështirësi nga zyrtarët qeveritarë pas vitit 1997, të cilët kanë tentuar ta konsiderojnë si emigracion të paligjshëm. Trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka prekur mjaft familje shqiptare. Një dëshmi tronditëse, sjell një grua në qendrën Vatra në Vlorë.

Denoncuesja: “Më tha do të çoj tek një çift, tek një shoku im si fillim. Pastaj do të vij të të marr pas një muaji prapë. Ky çifti faktikisht trafikonte vajza. I merrnin, i transportonin, i çonin në Itali, u bënin pasaporta false. Më thonin që duhej të shkoja me të tjerë. Dilja natën veja nëpër hotele. Dhe e bëja sepse ndryshe më rrihte. Nuk duronte fare fare, asnjë pyetje. Dhe këtë gjë e kuptova por nuk e ndryshoja dot”.

Qëndra Vatra që prej vitit 2001 kur shndërrua në strehimore, ka trajtuar mbi 1 mijë e 600 gra dhe vajza, si kjo grua, që i kanë shpëtuar trafikantëve. Pas saj janë krijuar dhe tre të tjera, mes tyre dhe ajo shtetërore në perfireri të Tiranës që ka afruar shërbime për mbi 600 gra dhe vajza viktima të trafikut. Shërbimet që ofrojnë ato janë thuajse të njëjta.

Një pjesë të rëndësishme të luftës kundër trafikimit zë ndërgjegjësimi ndaj edhe janë shtuar kurikulat në gjimnaze për të njohur fenomenin. Në vitin 2018 u regjistruan 20 viktima më pak të trafikut të qënieve njerëzore, të identifikuara, se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtaret e qeverisë e lexojnë si sukses por drejtuesit e organizatave joqeveritare mendojnë se kjo lidhet me rënien e numrit të identifikimeve dhe jo zbutjen e fenomenit të trafikimit.

Në nivel kombëtar numri i viktimave të mundshme të trafikimit të identifikuara është rreth 100 në vit. Ndërkohë numri real i grave dhe vajzave të trafikuara brenda dhe jashtë vendit mbetet i panjohur për aq kohë sa ato janë të paidentifikuara.

Një prej viktimave të trafikut që dëshmoi në qendrën Vatra rrëfen kërcënimin që merrte nga trafikantët nëse ajo do të denonconte.

Denoncuesja: “Nëse ti bën si të themi ne, nuk të kapin dot. Nëse ti tenton të ikësh je e vdekur. Ti dhe fëmija yt. Më shumë i thoja vetes time të bëja durim. Të bëja durim se do ta gjeja mundësinë. Isha e sigurt se do ta gjeja një mundësi. Me guximin që i dhashe vetes time ja arrita në fund. Vajta në polici dhe bëra denoncimin.”

Akuzat për trafik droge dhe trafikim të qënieve njerëzore prekën vitet e fundit edhe disa të zgjedhur në parlament dhe pushtetin vendor. Procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë i ndaloi ata të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet për të cilat ishin zgjedhur.

Një problem tejet shqetësues, në fenomenin e trafikimit të grave dhe vajzave lidhet me moshën e vajzave të trafikuara.

Brikena Puka drejtuese e qendrës “Vatra” thotë se rreth 50% e tyre janë minorene, nën moshën 18 vjeç. Ose edhe kur kanë qenë mbi këtë moshë në momentin e identifikimit, sqaron ajo, është konstatuar më pas, se kur kanë nisur të shfrytëzohen kanë qenë nën 18 vjeç.

Denoncuesja: “Dua një jetë normale si gjithë të tjerët. Të kem një shtëpi timen, një punë të përditshme dhe fëmija të më shkojë në shkollë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm