Shpallje

Kryeredaktori i Syri.net, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Debati’ nga Roland Qafoku. Në një diskutim mes kolegësh gazetarë, në puntatën e fundit të emisionit për këtë sezon, ku vëmendja ju dha rolit të medias në zgjidhjen e krizës politike, Artan Cena ndau mendimin e tij kritik lidhur me këtë qeverisje. 

Mes kritikave të shumta ndaj qeverisjes Rama, Artan Cena ka lavdëruar punën e bërë nga kjo qeverisje lidhur me ndërtimin e tunelit. Sigurisht, që kjo është një punë që duhet vlerësuar sepse progresi në infrastrukturë, dhe lidhja e shkurtër që vendos mes qyteteve është shumë e rëndësishme për qytetarët.