E martë, 7 Korrik, 2020

Xhirojnë miliona euro ushqime dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Duhet të lexoni

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjon Gorica

Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të madhe se herët e tjera, kjo sigurisht edhe për shkak të aksioneve intensive nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilat e kanë orientuar kursin e tyre në mbrojtjen e konsumatorit gjithnjë e më fort. 

Por ku qendron problemi kryesor? 

Problemet nisin me mungesën e informacionit nga ana e subjekteve të cilët ushtrojnë aktivitet tregtimi apo prodhimi të produkteve ushqimore. Gjobat e majme që AKU po vendos ndaj subjeteve lidhen me mungesën e dokumentacionit, duke nisur që me ushtrimin e aktivitetit të pa licensuar. 

Një market apo restorant, magazinë apo fabrikë prodhimi sot gjobitet nga 10 milion në 20 milion lekë për mungesën e QKL, mungesë e cila lidhet drejtpërdrejt me cështje të tjera, përmend këtu planin HACCP, analizat mikrobilogjike të ujit, librezat e shëndetit të stafit, dizinfektimin e objektit dhe standartet për garantimin e një mjedisi higjeno sanitar sa më të mirë.

Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit, ose HACCP, është identifikimi, vlerësimi dhe kontrolli i rreziqeve të sigurisë ushqimore. Të gjithë operatoret e biznesit që operojnë në sektorin ushqimor detyrohen nga legjislacioni ushqimor dhe i higjienës, të zbatojnë dhe mirëmbajnë procedurat e higjienës që bazohen në principet HACCP. Rwndwsia e regjistrimit tw HACCP lidhet në mënyrë të menjëhershme me kërkesat kyçe të direktivave mbi Sigurinë Ushqimore duke garantuar që strukturat e përfshira të operojnë në mënyrë efikase sipas rregulloreve të sigurisë ushqimore dhe të përputhen më principet e miratuara të HACCP.

Por sa të informuar janë këto subjekte lidhur me dokumentacionin e nevojshëm, dhe sa publike janë bërë masat e ndërmarra lidhur me mungesën e tyre? Praktikisht ne sot kemi subjekte të cilat gjobiten në miliona lekë për mungesën e një informacioni, të cilin unë e konsideroj shumë të nevojshëm të përhapet.

Duke nisur me licensimin, elementin kryesor të një subjekti tregtar, e duke pasuar me kushtet higjeno sanitare, që janë pika kyçe në fokusin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjobat janë konkretisht 10 milion lekë të vjetra deri në 20 milion lekë për mungesën e dokumentacionit të licensimit, 1milion lekë deri në 3 milion të vjetra për kushtet higjeno- sanitare. Këto janë dy gjobat e para me të cilat përballet një subjekt që xhiron miliona lekë në vit, por i pa informuar për rëndësinë e pajisjes me këto dokumentacione, aq më tepër i pa informuar lidhur me sanksionet e ashpra të mungesës së këtyre dokumenteve. Sot subjektet gjobiten me miliona lekë, për shkak të mos plotësimit të dokumentacionit që ka kosto tepër minimale. 

Personalisht konstatoj se përpos aksioneve të ndërmarra në terren nga AKU, duhet të zhvillohen politikat e komunikimeve publike me biznesin, për t’i informuar lidhur me cështje delikate, që në themel kushtojnë vite të tëra pune dhe mundi…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Më shumë artikuj të ngjajshëm