E enjte, 2 Korrik, 2020

AKU Tiranë gjobit 2.2 milion lekë sipërmarrësin italian, pezullon aktivitetin

Duhet të lexoni

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...

Hashim Thaçi “zvarrit” dorëheqjen derisa t’i ketë votat ne Kuvend që të zgjedh President “të besueshëm” të tij

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar në fund të javës që po e lëmë pas se...

Një operator biznesi ushqimor është kthyer në burim shqetësimi për banorët e zonës ku ushtronte aktivitetin, Kodra e Diellit, të cilët kanë vendosur të paraqesin përmes platformës së komunikimit të AKU me qytetarët një ankesë. 

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, me në krye drejtorin Sefer Sefa, ushtroi disa kontrolle në subjektin “Gioacchino Raia” (NIPT: L22002009H), me aktivitet “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” dhe përfaqësues ligjor shtetasin italian Gioacchino Raia. 

Kontrolli i kryer nga trupa inspektuese (inspektorët L.A. dhe M.B.) evidentoi se: subjekti inspektohej për herë të parë, pasi nuk ekzistonte në asnjë prej regjistrave të AKU; aktiviteti zhvillohej përgjithësisht në përputhje me ligjin; si dhe përfundoi duke dhënë masën administrative “Paralajmërim”.

Në kushtet kur subjekti inspektohej për herë të parë (megjithëse kishte 7 vjet që operonte në treg në kushte informale) dhe kur shumica e pretendimeve objekt denoncimi nga banorët nuk u konstatuan, Drejtoria Rajonale Tiranë ndërmori Ri-Inspektim të subjektit, proces ky që u krye nga një tjetër trupë inspektuese (inspektorët S. C. dhe E C.). 

Në përfundim të ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 2.I.A – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz); produktet i tregtonte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit masat administrative të mëposhtme:

a)” Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim aktiviteti duke mos disponuar licencën përkatëse, 

b) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

c) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mosimplementimin e sistemit të vetëkontrollit, si dhe

d) “Pezullimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Me qëllim trajtimin rigoroz të shqetësimeve të qytetarëve, por edhe garantimin e një procesi të rregullt administrativ për operatorin e biznesit, të dy praktikat e inspektimit do të jenë objekt hetimi administrativ nga struktura të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkelje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës...

Më shumë artikuj të ngjajshëm