Shpallje

Ervin Demo është kryetari i sapo zgjedhur i Bashkisë Berat, që duket se në shumë pak kohë ka fituar shumë popullaritet dhe gëzon simpatinë e banorëve të qytetit ku u rrit. 

Reagimi i menjëhershëm në lidhje me parkimin në zonën e “Mapos” në qytetin historik të Beratit, ka dhënë një impakt shumë të madh tek qytetarët, të cilët e kanë komentuar pozitivisht këtë situatë. Shumë prej këtyre komenteve janë adresuar edhe në mënyrë dixhitale pranë redaksive tona, nisur nga fakti që kohët e fundit, jemi fokusuar si promovues të turizmit urban në disa qytete të Shqipërisë.

Ervin Demo ka krijuar mundësinë e lejimit parkimit për dhjetra automjete, duke lehtësuar kështu mundësinë e zhvillimit lirshëm të aktivitetit tregtar për disa biznese por edhe duke reduktuar masat ndëshkimore për qytetarët e Beratit apo vizitorët të cilët e kanë shpesh herë të pa mundur parkimin në Berat.