E shtunë, 11 Korrik, 2020

Çështja Pjetri, Rama: Fshehja e patolerueshme! Verifikim politikanëve

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social në twitter pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut. Rama shkruan se Pjetri nuk është kriminel, siç e cilësonte një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, por që fshehja e ngjarjes është e patolerueshme.

Rama paralajmëron se ka ardhur koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit

Mesazhi i Ramës:
Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm