Shpallje

Kanë kaluar plotë dy vite nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-burri i saj Fadil Kasemi.

Mikesha e gjyqtares, Majlinda Keta, ka kujtuar gjyqtaren Hafili në dy vjetorin e vrasjes nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Keta ka shpërndarë një mesazh prekës…

“2 vjet pa Fildesin, gjyqtaren që e vrau arma e bashkëshortit po aq sa shteti inekzistent për të mbrojtur një gjyqtare nën kërcënim të përsëritur… Paqtohu atje ku je Desi, se ne nuk të mbrojtëm dot….” – shkruan në mesazhin e saj Majlinda Keta.