Shpallje

Duket se situata në spitalin e Traumës është alarmante, për shkak të pakujdesisë së mjekëve dhe papërgjegjshmërisë që ata paraqesin përballë pacientëve. Ditën e sotme në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim nga një qytetar, i cili provon me fakte sjelljen e papërgjegjshme të mjekëve ndaj një pacienti i cili është paraqitur në spital, i carë në kokë në pritje të ndihmës së parë. 

Por jo vetëm që ndihma përkatëse nuk i është ofruar, por mjekët nuk i kanë dhënë asnjë lloj shërbimi, duke qëndruar indiferentë dhe me një komunikim aspak normalë. Kjo është një thirrje për prokurorine e Tiranës të hetojë këtë situatë, e cila duket se brenda dyerve të spitalit është e pazgjidhshme. Gjithë kjo arrogancë e mjekëve, buron nga shefat dhe drejtorët e tyre, të cilët nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie ndaj kësaj situate, që në Spitalin e Traumës është kthyer në normale. Të hetohen gjithashtu si i kanë marr postet shefat e pavionit e drejtoret. Është e pa tolerueshme që të jesh i lënduar në kokë dhe me gjak e mos të presin në spital për te ofruar shërbimin! 

Kjo situatë do të përcillet nga media jonë në cdo strukturë që ka përgjegjësi ligjore!