Shpallje

Prej kohësh kompania LUFRA ka qenë pjesë e debateve të shumta publike lidhur me cilësinë e produkteve të saj, nisur kjo nga shumë denoncime të ardhura në redaksi e të publikuara nga media të ndryshme. 

Ditën e sotme pranë redaksisë tonë ka ardhur një denoncim nga një qytetar lidhur me një produkt të mykur, konkretisht produkti “Djathë kackavall i grirë” i blerë në një market.

Përmes një foto, qytetari ka denoncuar shitjen e këtij produkti, që në rast konsumi do të sillte pasoja për shëndetin e konsumatorit. Kjo gjithashtu është edhe një thirrje ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të marrë masa lidhur me verifikimin e produkteve të kësaj kompanie.