Shpallje

Rruga Nezir Gorica, prej kohësh është në terr, nga mungesa e ndricimit rrugor. Edhe pse kjo situatë është raportuar vazhdimisht nga banorët, si një situatë problematike e cila është burim aksidentesh dhe incidentesh, kjo nuk është marrë parasysh.

Më shumë se 80% e ndricuesve të rrugës janë djegur, dhe duket se kjo situatë do të vazhdojë nëse nuk do të merren masa nga strukturat përkatëse.