E premte, 10 Korrik, 2020

U kërkua 12 vite heqje lirie, shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se seanca e radhës ku dhe do të merret një vendim për Tahirin, do të zhvillohet në datën 19 shtator. Ai tha në një prononcim për mediat se Prokuroria e kishte shumë të thjeshtë që të verifikonte gënjeshtrat. Sipas tij, akuzat janë pa prova dhe të stisura nga Prokuroria.

“Kam pasur shpresën që një ditë e vërteta është kollaj të dalë në dritë. Dëgjuat në sallë gjithë argumentimin tim dhe të Maksit, për sa gënjeshtra janë thënë gjithë kësaj kohe.

Ishin shumë të kollajshme për t’u verifikuar nga Prokuroria. Jam akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, bashkë me disa policë, të cilët për kohën kur akuzohen, nuk kanë qenë në detyrë.

Ky procedim penal është nisur nga policët që kanë qenë në varësinë time, dhe që sot janë të akuzuar bashkë me mua. Ato prova të paraqitura nga Prokuroria janë të gënjeshtërta, dhe këtë gjë nuk ka nevojë ta them unë. Këtë e thotë edhe drejtësia italiane”.

Saimir Tahiri shtoi se ka lënë mandatin e deputetit, që të përballet me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

“Ju e dëgjuat dhe unë jo pa shkak kam ndenjur në heshtje këto 2 vjet. Kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pa shkak kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, që të përballem me drejtësinë si qytetar. Kam refuzuar që të përgjigjem ndaj akuzave të Prokurorisë, duke mbajtur gjithë baltën në kurriz, duke shpresuar se e vërteta do dalë në dritë”, tha Tahiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste të reja, 2 humbje jete...

SKANDAL/ Infektohet me Covid punonjësja e kopshtit dhe e mbajnë të fshehtë, fëmijët të rrezikuar

Ditën e djeshme emisioni investigativ “BOOM” publikoi një skandal në kopshtin publik  ‘Katër Stinët’  ku një punonjëse  ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret. Fëmijët vijojnë...

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave, 9 dhe 13 vjeç. Sipas...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Më shumë artikuj të ngjajshëm