Shpallje

Si sot, 21 vite më parë, u vra ish-deputeti i Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Në shenjë nderimi të figurës së tij, nën kujdesin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Kuvendi ka organizuar homazhe në varrin e Hajdarit, pishtarit të demokracisë. Homazhet janë mbajtur tek “Varrezat e Dëshmorëve” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

I pari që vendosi një kurorë me lule në varrin e Hajdarit ishte Gramoz Ruçi dhe në vijim shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.