Shpallje

Nga Fejzo Subashi

Ajo, që realisht Kryeministri i Qeverisë Socialiste Z. Rama ka trajtuar dhe i ka mëshuar me forcë gjatë qeverisjes së tij, është shërbimi dhe vetëm shërbimi ndaj taksapaguesve nga Administrata.

Natyrisht, jo vetëm në gazetarët, por qytetarët, taksapaguesit e këtij vendi, vështirë të gjejnë në të gjitha institucionet,  ku kanë nevojë dhe përballen me shërbimet, të gjejnë shërbimin e duhur, apo të themi se vërtet fala e Kryeministrit ka gjetur zbati,  ashtu si e ka dëshirën, apo e imagjinon Z. Rama.

Më e keqja  e madhe është se disa bashibozuk, disa të përkëdhelur të drejtuesve, apo disa sahan lëpirës që dinë të sillen në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj drejtuesve, apo atyre që kanë në dorë rekomandimet, nuk duan  t’ia dinë për objektivat dhe prioritetet e kësaj mazhorance dhe Qeverie, se për shërbim ndaj qytetarëve, as që bëhet fjalë.

Mu desha të jem në Qarkun Gjirokastër për arsye punë, por realisht u përballa me dy tablo që vërtet jo me ngacmuan, por  më detyruan të shkruaj këtë shkrim. 

Atje, ku vërtet ka drejtues të cilët kanë dhe ndjejnë përgjegjësisë së detyrës, ndjesinë dhe peshën e përgjegjësisë qytetare, të detyrimit nga ti përfiton të ardhurat, apo vlerësimin për besimin që të ka dhënë drejtuesit e kësaj mazhorance dhe Qeveria Rama, gjenë një administratë dhe shërbim korrekte dhe shumë funksionalë. I tillë është në këtë qark Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore me drejtues intelektualin Odise Kote. Apo asgjësia e Shërbimit Hipotekor Vendor me drejtues Z. Florian Taçi etj. 

Por vështirë të gjesh këtë shërbim atje ku realisht është dhe nga më të nevojshmit, të domosdoshmit ai në D. R. Sh. T.RR. 

Nëse shkon për një shërbim në këtë institucion, thonë se këtu prishet syri i keq ndaj shërbimeve,  nga administrata në këtë qark. Jo pak por minimumi duhen tre Orë për aplikim,  për një leje drejtimi mjeti. Ku më e keqja është se ka më pak ata që kanë nevojë për shërbim,  sesa numri prezent i punonjësve që shërbejnë.

Pa të keq fare, pa përgjegjësi, pa ju dridhur syri fare,  punonjësit të japin përgjigje për kolegun i cili megjithëse ka dal nga zyra në Orën 13.00 dhe Ora 15.00 të thotë “ Po njerëz të gjallë jemi,  kemi nevojë edhe për drek”. Po natyrisht ke nevojë dhe e ke të planifikuar edhe kohën e nevojën për pushimin, por jo të shkosh nga Gjirokastra në Grykën e Këlcyrë, Ujin e Ftohtë Tepelenë, apo nga pikat turistike të Dropullit etje,  për ta ngrënë atë të shkretë drekë.

Nuk e di a ka qënë Drejtori Qëndror i këtij institucioni Z. Blendi ndonjëherë në Gjirokastër? Z. Gonxhe, sinqerisht meriton përgëzime, për risitë që keni sjellë me ardhjen tuaj në krye të këtij institucioni,  të cilat janë të prekshme, por vetëm në Tiranë aman, se në shumë qarqe harroje…

Ose atyre u ka ngelur Ora vite e vite më përpara, ose ju i keni lënë jashtë vëmendjes së kontrollit të tyre. Natyrisht edhe Z. Çuçi do i ketë shpëtuar nga vëmendja ky institucion, se është i vetmi Ministër dhe deputet që thuajse edhe dy herë në javë shkon në zonën elektorale dhe risitë duken, por meqenëse kjo drejtori është më në jug të Gjirokastrës, do të jetë jashtë vëmendjes. 

Dy orë me makinë i nevojiten minimumi një qytetari nga Këlcyra vajtje ardhje për të shkuar atje, po ati nga Çarshova, Progonati, Zagoria, Selcka e Vogël apo e Madhe, kurse punonjësit e këtij institucioni i sorollatin në mënyrën më të keqe të mundshme. Tre orë ju deshën një qytetari vetëm ti  bënin fotografin, megjithëse vinte për herë të tretë, vetëm dhe vetëm se kafja , apo dreka e punonjësit zgjaste shumë më shumë se tre Orë. Jo, Z. Blendi Gonxhe.  Jo,  Znj. Ministre Balluku, jo.  Nuk ndodh kështu në institucionet e tjera në Gjirokastër. Nuk them se janë perfekt, nuk them se nuk lënë për të dëshiruar, por kanë tjetër sjellje, tjetër qasje. Shkoni në A.SH.K.V, Apo D.R.S.SH. Ndjehesh i respektuar, komod, e ndjenë se ka shtet e megjithëse nuk arrin atë qe ke menduar, apo  dëshiruar. Nuk kamë gjë fare me drejtuesin e DRSHTRR Gjirokastër, bile i kërkoj ndjesë, mund të mos ketë fare faj, por disa nga punonjësit që ishin atje, përjashto veshjes zyrtare, as edhe një gjë tjetër nuk kishin të përbashkët me një punonjës të administrate. Nuk di se çfarë duhet bërë në këtë ndërmarrje, por një gjë e di mirë; Që duhet të ndryshoj sjellja e këtyre punonjësve, të cilët mund tu jetë krijuar bindja se janë zoti vet dhe nuk ka të tjerë për ti zëvendësuar. Duhet ta kuptojnë se paguhen nga taksat e qytetarëve të cilët duhet të marrin shërbimin në kohë rekord, ashtu siç e ka objektivin dhe prioritetin në këtë sektor drejtori i tij Blendi Gonxhe, apo ashtu siç bëhet në drejtoritë homologë po në këtë qark.