Shpallje
Nga  Albano  KURTI

Nuk  mendoj, besoj dhe as  gjykoj se shqetësimi, problemi, apo halli që trumbetohet me të madhe është, shkaku, apo arsyeja sesi është  vendosur pasura e Drejtorit të AKU-së Agron Hetoja,  apo se çfarë bënë ai me atë,  diku gjetke fle lepuri, diçka tjetër i shqetëson.
Sot nuk është  thjeshtë dhe vetëm në modë, por dhe si trendi,  qe sa shikojmë dike që emërohet, komandohet, apo merr një post, apo një detyrë, më përpara dhe me kollaj është shfrytëzimi, apo përdorja e ndonjë miku në IKLDP-së  dhe merr  formularin e deklarimit të tij dhe jepi shpatës , sa të mundësh  majtas, djathtas, para mbrapa.  Në vend që të ulemi dhe të shikojmë sesi e ka formimin, çfarë  përfaqëson, çfarë projekti ka dhe çfarë risi sjelle në të mirë të punës, të institucionit dhe në të mirë të qytetarëve.
Nuk kam jo arsye, por as ndërmend ti dal në krah dhe të bëjë mbrojtjen e Agron Hetojës, qoftë  si qytetar dhe aq me pak si kreu i AKU-së, jo  se nuk duhet mbrojtur një qytetar, por e njohë nga afër Z. Hetoja dhe e di mirë sa i aftë dhe i zoti është, jo vetëm për vetën e tij, por dhe për institucionin. Një gjë e di shumë mirë, ndaj nuk hezitoj të shkruaj , se Z. Hetoja ka  që nga Viti 90 e në vazhdim të jetë pjesë e programeve , projekteve fondacioneve të organizmave ndërkombëtare në Shqipëri dhe si rrjedhojë për kontributin dhe punën që ka bërë ka përfituar të ardhura , natyrisht të ligjshme, shumë herë se një post i rëndësishëm shtetari, apo në sektorin privat. Unë nuk e vë në mëdyshje fare performancën, staturën dhe formimin intelektual dhe profesional, as zotësinë e tij dhe përkushtimin për të bërë më të mirën e mundshme, si  dhe vështirë të  besoj, se një qytetar dhe një njëri i përgjegjshëm si ai, të këtë abuzuar me detyrën, apo të ketë bërë deklarime të pa sakta. Unë,  jam për ta parë një drejtues nga puna që bën dhe rezultati që ka, jo se duhet anashkaluar figura e tij, në as edhe një mënyrë jo, por në situatën që jemi, ne kemi nevojë për njeriun e punës dhe nuk kemi luksin që të gërmojmë mesa të mundim në biografin e tij, për të gjetur ndonjë njollë, me qëllimin ta godasim, ta frenojmë në aksionin e tij, të mos e lënë të punoj, se më prish punë mua apo X, bile të bëjmë të pa mundrën për  ta hequr sa më parë. Ta heqim jo se na bënë përshtypje, apo se ndjehemi keq për njollën e tij, apo pse ka aq pasuri dhe si e ka vënë atë, por vetëm e vetëm se jemi të bindur se bën punën dhe se prishi raporte dhe dikë ka prekur në kallo.  Ndaj them se realisht arsyeja e gërricjes dhe gjurmimit të pasurisë së  Hetojës, ka tjetër qëllim ,  tjetër motiv, tjetër arsye. Ndaj në këtë shkrim do ndalem në punën dhe risitë që ka sjellë Z. Agron Hetoja në krye të AKU-së, e cila kishte vite e vite që ishte një institucion, ku kishte devijuar nga objektivi dhe qëllimi, i cili është nga më të rëndësishmit ai i Sigurisë Ushqimore, që është pjesë e Sigurisë Kombëtare.  Ky institucion më shumë sesa ti shërbente realisht  thelbit, rolit dhe arsyes përse duhet të ekzistonte, ishte kthyer në një institucion qokash për partitë e koalicionit. Ndaj edhe drejtuesit më shumë sesa ti përkushtoheshin ndërtimit dhe funksionimit të këtij institucioni i shërbyen partisë  që i emëronte, njerëzve të partisë që i votonin dhe biznesmenëve që i financonin. Kështu që ky institucion i mbështetur nga organizmat ndërkombëtar, si dhe një nga kriteret për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane, thuajse po degradonte nga dita në ditë. Por ajo praktik pune e ndjekur deri më dje kishte hapur dhe rrugë, risi dhe mundësira,  jo vetëm për abuzime por edhe për cënim të Sigurisë Ushqimore.  Kishte bërë që të paralizohej me çdo mënyrë prodhimi vendas, për ti dhënë përparësi individëve të cilët jo vetëm kishin krijuar monopolin e tyre, por sajonin dhe ndërtonin kritere dhe sandarte, vetëm e vetëm që  të ishin ata dhe vetëm ata në treg. Veç kësaj flitej se produktet ushqimore që vinin nga vende të ndryshme, jo vetëm që ishin jashtë sandartit, por i quanin si politika të vendeve mike dhe ndikuese në politikat e vendit tonë.  Jo vetëm kaq por ky institucion linte shumë për të dëshiruar edhe në staturën e drejtuesve të drejtorive rajonal dhe punonjësve të veçantë, të cilët tundnin  me sa të mundnin kartën e partisë. Drejtorë rajonal dhe shefa sektorësh të cilët mendonin se i kishin parcelat e tyre dhe ishin të pa prekshëm. Ata silleshin me biznesin, jo në konformë rregullave dhe ligjeve, por sipas dëshirave, preferencave dhe duke i ndarë ata në të mirë dhe të këqij. Ata që faleshin  te drejtori, apo dërgonin diçka nëpërmjet inspektorëve, apo ata që  e prisnin drejtorin të Shtunën  dhe të Dielën  familjarisht, as që behet fjalë t’iu hynte gjemb në këmbë. Me vendosjen e Z. Hetoja në krye të AKU-së gjërat kanë ndryshuar për mirë. Nuk besoj dhe as deklaroj, se është bërë më e mira e mundshme, apo Prof. Kristaq Bërxulli, një kritik koshient,  perfekt dhe permanent në  lidhje me problemet e Sigurisë  Ushqimor,  do heshti, apo do më thotë bravo, pasi si profesori dhe konsumatori kërkon më të mirën e mundshme.  AKU-ja me ardhjen e Z. Hetoja e vendosi përfundimisht Sigurinë Ushqimore në  një rrugë  të mbar,  e cila kërkon domosdoshmërish të  kemi edhe një ndërgjegjësim sa më të madh si qytetar, për atë që duhet të konsumojmë. Shikojmë qartë sesi  vendosi të funksionojë institucioni, ka vendosur rregulla dhe barazi për të gjithë si për inspektorin dhe biznesin. Nuk kemi më inspektor, apo shef të privilegjuar , që të rrijë tërë ditën në zyrën e drejtorit të përgjithshëm, duke i bërë hesapet e pazareve, apo në drejtoritë rajonale iku koha ku inspektori i thoshte drejtorit të shkoj atje se në dark ke aq e kaq….  Konkretizimi i këtij suksesi është drejtoria rajonale Tiranë, ku mbas seriozitetit të treguar nga Z. Agron Hetoja, komandohet Z. Sefer  Sefa. i cili jo vetëm kishte një përvojë të në lidhje me Sigurinë Ushqimore, ku për prej gjashtë vitesh ishte pjesë e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme në AKU-së, por nuk ishte pjesë e grupeve, lojërave dhe beniamin, apo hesapeve të drejtorëve shëtitës . DRAKU Tiranë, ka ndryshuar rrënjësisht, kjo drejtori duket dhe vërtet është fytyra e një institucioni për tu marr shembull.  Nuk ka më inspektor që ti fshij xhaketë, apo ti thonë sa mirë je veshur dhe ti mbushin xhepin drejtorit. Nuk ka biznes që të njoftohet se po vjen kontrolli. Nuk ka pazare dhe marrëveshje në lidhje me kriteret e detyrimet ligjore, për Sigurinë Ushqimore. Ndaj sot kemi pak, për të mos thënë as pak lajme të cilat lidhen me Sigurinë Ushqimore, por natyrisht jo se kemi arritur atje ku duhet, apo atë që kërkon Prof. Kristaq Bërxholli, por kemi vënë në rrugë të mbarë këtë institucion, natyrisht mërit  ka Agron Hetoja, me gjithë “keqardhjen”  për të gjithë atyre  që u ka prishur punë, apo ju la projektet dhe ëndrrën në mes.