Shpallje

Ditën e sotme është liruar nga detyra zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Raportohet se lirimi i tij është bërë për shkak se Gogu është zgjedhur si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000. datë 30.1.2013, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Z. Toni Gogu, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.