Shpallje

Pas lëkundjeve të tërmetit që preku Durrësin dhe Tiranën pasditen e së shtunës, kaosi në shoqëri është rritur cdo ditë e më shumë. Kjo si shkak i pasojave që la ky tërmet, një prej më të fuqishëmve të 50 viteve të fundit, me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter. 

Fatmirësisht, nga kjo fatkeqësi natyrore nuk pati asnjë viktimë, por shumë individëve dhe familjeve ju dëmtuan banesat. Në njësinë 6 pati disa familje të dëmtuara, dhe paralelisht në këtë zonë u ngritën disa qëndra strehimi gjatë netëve kur rreziku ishte i pranishëm. 


Ditën e sotme, punonjësit e Bashkisë në Njësinë nr.6 nisën punën për rindërtimin e banesave të dëmtuara, duke i ofruar mbështetje cdo qytetari dhe banori që ka nevojë për ndihmë.