Shpallje

Bundestagu gjerman ka vendosur me 395 vota pro hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Deputetët gjermanë pranuan propozimin e CDU/CSU që negociatat të hapen me kushte.

Në lidhje me këtë vendim të rëndësishëm, ka reaguar Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Hahn shprehet se njohja e rezultateve konkrete është nxitje për reforma të tjera në Ballkan.

“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagun gjerman në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor, si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.