Shpallje

Tashmë një aparaturë e re mjekësore është instaluar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kjo aparaturë është e para e këtij lloji në Shqipëri. Pajisja quhet VIO 3, dhe më anë të saj kryhen internvente kirurgjikale dhe ekzaminime invasive me metoda të avancuara.

Aparatura e re që sapo është instaluar shkurton kohën e ndërhyrjes dhe përmirëson kushtet e punës. Me anë të saj mundësohen ndërhyrje me më pak hemoragji dhe me më pak komplikacione, edhe koha e rehabilitimit të pacientëve është më e shpejtë duke shkurtuar ditë qëndrimin e pacientëve në spital.

Ndërkohë që në Europë ka nisur të përdoret vetëm para dy vitesh, VIO 3 është sjellë së fundmi edhe Shqipëri në spitale publike dhe private.