Shpallje

Pas skualifikimit nga gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj padit Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se avokati Alushaj ka dorëzuar padinë në Gjykatën e Apelit administrativ, pasi KLP vendosi skualifikimin e tij nga gara.

KLP sqaroi se Alushaj u skualifikua, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Ditë më parë, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.