Shpallje

Nga Juri Skënderi

Duket se mes kaosit soacial të shoqërisë shqiptare dhe depresionit ekonomik që ka pushtuar qytetarët, pesha e rëndë e mos organizimit strukturor bie mbi faktorin më të rëndësishëm, shëndetësinë. Kur flas për shëndetësinë, dua të dal përtej qëndrave të mëdha spitalore, ku problemet janë sigurisht të pafundme, por përkrah saj edhe të prekura shpesh nga media apo strukturat opozitare. 

Qendrat shëndetësore janë gjithashtu një nga strukturat që supozohet të jenë më të përgjegjshme për punën e tyre. Janë mjediset e para ku qytetarët raportojnë problemet e tyre, dhe si të tilla edhe roli i tyre në mbravajtjen e procesve themelore të shoqërisë është shumë i rëndësishëm. 

Megjithatë në Tiranë duket se kjo do mbetet edhe për shumë kohë një klishe. Të paktën për aq kohë sa drejtorët e Qendrave Shëndetësore do të vazhdojnë ta konsiderojnë punën e tyre si mirëmbajtës të objekteve të qëndrave, dhe jo mirëmenaxhues të stafit, qytetarëve, problemeve dhe cështë më e rëndësishmja , situatave që paraqiten. 

Kohët e fundit, investimet e qeverisë janë rritur ndjeshëm për mirëorganizimin e këtyre qendrave, ndaj e shoh të paarsyeshëm dhe të patolerueshëm mungesën e menaxhimit të organizmave të brendshëm të këtyre qëndrave.