Shpallje

Stilisti Joni Peçi prej disa ditësh ka qënë në epiqendër të rrjeteve sociale, për eventin e së enjtes mbrëma ku dhe inaguroi markën e tij të parfumeve.

Ndryshe nga ajo që na u servir të gjithëve, në eventin madhështor të Jonit pati dhe skena jo të këndshme, të cilat nuk janë aspak normale, aq më tepër kur janë abuzive duke përfituar nga njohjet dhe emri që ai ka.
Gjë e cila nuk mund ta favorizoj për të kthyer sipas interesave të biznesit së tij hapësirat publike.

Objektet reklamuese të biznesit të tij janë vendosur pa leje në një hapësirë mbi 300m2, ndërkohë që leja për këtë subjekt përgjatë
kësaj mbrëmje ka qënë vetëm për 10 m2 sipërfaqe.
Gjë për të cilën askush nuk mori masa dhe pse ishte në një mënyrë abuzive, ndërkohë që bëjme me dije që sot ka qyetar të cilët nxjerin një kuti 0.5m2 në rrugë për të siguruar bukën e ditës dhe penalizohen me masa ndëshkimore dhe sekuestrin, ndërkohë ndajnstilistit të njohur nuk u zbatua asnjë masë dhe pse sipërfaqja e zaptuar kalon 300m2.

Ndërkohë që “miqësia” e tij detyroi të largoheshin dhe punonjësit e policisë bashkiake./L.Hasa