Shpallje

Nga Fejzo Subashi

Në këtë situatë të ngarkuar politike, ku me shkak apo pa shkak e arsye, duket sikur vëmendja e politikës është larguar nga shqetësimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve, ku pjesa më e madhe e deputetëve të mazhorancës, më shumë se sa të merren më shqetësimet, hallet dhe problemet që po kalon vendi dhe elektorati i tyre, i sheh të ndjekin me vëmendje situatën dhe analizat se ku po anon peshorja politike, apo se si mund të ndryshojë sistemi zgjedhor.
Këtë situatë, e ka konstatuar edhe Kryeministri, njëkohësisht edhe Kryetari i PS-së Z.Edi Rama, kur jo një herë, po disa herë u tërheq vëmendjen dhe u kërkon deputetëve të jenë më pranë zonave elektorale të tyre. Ai, i ka mëshuar fort kësaj situate sa jo veç e veç, por edhe në grupin parlamentar, ka deklaruar se nëse do angazhoheni si deri më sot, – do e kemi vështirë të jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme. Fitorja e ardhshme, do jetë akoma më e vështirë kur ke parasysh dhe konsumimin politik të mazharancës.
Natyrisht që ka jo pak, por shumë deputetë të mazhorancës, duke filluar me Zv/Kryeministri Z. Braçe, Ministri e Bujqësisë Z. Blendi Çuçi etj, të cilët shtëpi të parë të tyre, kanë zonat elektorale përkatëse.
Por, ai që realisht të bie në sy dhe ka fituar zemrat e elektoratit dhe që u bënë vite e vite ku zona e tij ka bërë kapërcimin e madh nga zonë e djathtë në një bastion të majtë, është zona elektorale e deputetit Xhemal Qefalia. Mendova me shumë bindje dhe sinqeritet, ta bëja mediatike këtë punë, këtë model dhe sjellje të deputetit të Dajtit, pasi është vërtetë ajo që realisht kërkojnë zgjedhësit nga përfaqësuesit e tyre. Sot, ngrihet me të madhe shqetësimi dhe problemi se kush i përfaqëson, kush është zëri i tyre në parlament, pasi deputetët nuk zgjidhen drejtëpërsëdrejti nga votuesit, gjë e cila ka shkëputur prej rreth 15 vitesh, këtë lidhje zgjedhës- përfaqësues. Krejt ndryshe, ndodh me përfaqësuesin, qytetarin model, deputetin Xhemal Qefalia, i cili është gjithmonë syri dhe veshi i banorëve të zonës së tij elektorale. Ende nuk kemi kaluar ndjesinë e madhe të frikës dhe dëmeve që solli tërmeti… U zhvillua edhe një seancë parlamamentare për këtë situatë. Vështirë të thuash se mbeti deputet pa solidarizuar dhe “pa u ndjerë” të pikëlluar për pasojat e tërmetit. Por, pak apo shumë pak ishin ata si Z. Xhemal Qefalia, që e gdhinin, apo e ngrysnin ditën tek qytetari në nevojë, tek familjari i dëmtuar, tek shtëpia e rrënuar, tek biznesi i prekur, apo tek fëmija e nxënësi i traumatizuar nga tërmeti… Nuk ka mbetur shtëpi në të katër anët e zonës së tij elektorale, qoftë ky i majtë apo i djathtë, ku të mos ketë shkuar deputeti Z. Xhemal Qefalia… Nuk besoj se Z. Qefalia e ka bërë këtë me urdhër, nuk e ka bërë për fitime, për interesa, e as për t’iu servilosur kryetarit… Jo, ai është ndryshe, ai është pjesë e Dinastisë Qefalia, ai është djali që u rrit dhe jeton me hallet e kësaj zone. Mendoj se ai vepron në këtë mënyrë, pasi e njeh mirë rolin, peshën dhe përgjegjësinë e mandatit. Ai, di dhe e kupton shumë mirë se sa mund ti lehtësojë sado pak prezenca e tij, mbështetja morale e tij dhe përkushtimi ndaj halleve dhe fatkeqësisë natyrore që preku vendin tonë. Ai, nuk mjaftohet siç bëjnë armata e madhe e deputetëve, të cilët mbajnë shënime apo sms, nga telefonatat e “të fortëve” të zonës, apo nga të zgjedhurit vendor, që mezi presin ndonjë seancë parlamentare të lexojnë ndonjë fjalim. Ai nuk bën pjesë në ata deputetë të cilët kërkojnë të sigurojnë vota duke bërë pazare për punësime me personat që kanë numër të madh votash, por duke i bërë të gjithë votuesit e zonës të besojnë te ai, se është njeriu i duhur për zërin e tyre.
Modeli i deputetit Xhemal Qefalia meriton jo vetëm respektin e votuesve, por edhe vëmendjen e opinionit mediatik, të këndvështrimit të opinionistëve dhe analistëve, sidomos në boshllëkun e krijuar për më shumë se 15 vite, ku votuesi nuk ka përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të tij. Sido që të jetë sistemi zgjedhor, në zonën ku Z. Xhemal Qefalia është deputet, me përkushtimin dhe impenjimin e tij, me mbështetjen dhe solidarizimin me elektoratin e tij, ai është dhe do të jetë gjithmonë fitues, pasi çelësin e suksesit e ka në moton e tij ku: – Mandati i deputetit nuk është vetëm benefit e privilegj, por kryesisht përgjegjësi, peshe e përkushtim.