Shpallje

Balkan’s Gate ka nisur rrugëtimin e këtij viti në Gjirokastër, në datën 1 tetor. Regjisorë nga Shqipëria, Franca, Koreja e Jugut dhe Turqia, janë mbledhur bashkë në këtë rezidencë kulturore për të xhiruar filma të shkurtër dhe dokumentar në qytetin e gurtë. Për më tepër kemi intervistuar Ajola Daja, inisjatoren e këtij projekti.

1. Balkan’s Gate është një projekt që zhvillohet për të disatin vit në Shqipëri. Cfarë përfshin konkretisht ky projekt? 

Ky projekt eshte nje residence kulturore gjate te ciles zhvillohen, xhirohen dhe montohen filma dhe dokumentare me tema sociale. Balkan’s Gate nisi me qellim shume te qarte, t’u jape mundesi te rinjve ne fushen e kinematografise, pasi jo cdokush mund te kete mundesine dhe gjeje menyren per te hyre ne sistemet e financimit.

Balkan’s Gate gjithashtu zhvilloi per te dytin vit trajnimin “Visual Storytellin Lab”, nen udheheqjen e regjisorit Nathaniel Hansen. Ky trajnim pati ne fokus studente te gazetarise dhe shkencave sociale , per t’iu dhene atyre dije  se si zhvillimi I nje historie ne media duhet te jete e mirekerkuar dhe sigurisht e vertete. Ne te njejten kohe “Visual Storytelling Lab” kishte per qellim trajnimin e tyre ne perdorimin e imazhit ne media per pasqyrimin e historive te mesiperme, me fokus te vecante ne pabarazine gjinore dhe dhunen ndaj gruas.

Duke qene se Europa dhe me gjere cdo dite e me shume po shkon drejt bashkeprodhimeve, Balkan’s Gate kerkon ta sjelle  kete mikrobote ne kete residence, duke bere pjesemarres te rinj nga e gjithe bota ne menyre qe ne dhe at ate mesohemi te punojme profesionalisht dhe njerezisht me njeri-tjetrin.

Ne fund te fundit te gjithe jemi qytetar te botes.

2. Ky projekt realizoi një dokumentar i cili u shfaq ditën e enjte në datën 10 tetor në kinemanë e qytetit. Cili ishte fokusi i tij?

Projekti zhvilloi ne teresi 5 prodhime audio-vizuale , 3 filma fiction dhe 2 dokumentare.

Ne tema kane qene problemet sociale, por me nje program te vecante te fokusuar ne barazine gjinore dhe dhunen ndaj gruas.

Life nga Ornela Karaj- Reflektimi I nje gruaje mbi jeten dhe deshirat e saj te parealizuara.

Ne kerkim te femijerise nga Ambra Cani- Pamundesia ekonomike I detyron femijet qe ne te shumten e rasteve te rriten perpara kohe per t’I dale zot vetes dhe familjes se tyre.

Qumeshti I nenes, gjaku I babait- nga Visual Storytelling Lab dhe Nathaniel Hansen- dokumentar artistic mbi realitetin qe perjetojme cdo dite rreth nesh. Sa e rende eshte pabarazia gjinore dhe pasojat qe ajo le pas si nje nder format me te sofistikuara te dhunes.

Udhetim nga Oyku Dikmen- short fiction mbi udhetimin e nje vajze nga Turqia qe kerkon te gjeje rrenjet e saj.

Gure nga Nils Bouvyer dhe Hyejin Kim – Qyteti I gurte ne memorien e mjeshtrave te punimit te gurit dhe lidhja e tyre personale me te.

3. Paralelisht Balkan’s Gate trajnoi disa të rinj të gazetarisë dhe shkencave sociale, “Visual Storytelling Lab”, nën drejtimin e regjisorit amerikan Nathaniel Hansen. Si u prit kjo nga të rinjtë?

Ne pikepamjet time, duke ndjekur zhvillimin e tyre , mendoj se u prit shume mire. Ky eshte viti I dyte, sikurse e permenda dhe pak me lart dhe nderkohe ne e kishim testuar impaktin qe ky trajnim pati  te te rinjte nje vit me heret. Duke qene se eshte residence, ata kane mundesi te njihen me njeri-tjetrin si dhe me vendin. Ajo qe mendoj se I terheq me teper ata eshte fakti qe ky trajnim nuk eshte static apo thjesht teorik. Ky eshte nje trajnim qe I nxjerr ata ne terren te prodhojne dhe kjo e ben punen dhe kerkimin e  tyre interesant, duke kontribuar  konkretisht ne kauze.

4. Si ishte kjo eksperiencë për ju ?

Sikurse cdo vit eshte I lodhshem, duke qene pjese e nje sistemi qe ne te shumten e rasteve nuk funksionon, por gjithesesi ia kemi dale mbane dhe fuqia qe ti merr nga bashkepunime dhe pune  te tilla eshte vertet e bukur dhe ia vlen. Mendoj se sado pak po permiresojme vetveten ne menyre qe ti sherbejme te ardhmes se femijeve tane.