Shpallje

Nga Entela Binjaku 

Ajo është pa më të voglin dyshim një simbol i artit teatror në Rumani. Ky emër i nderuar i skenës por edhe i filmit, aktorja e shumënjohur Maia Morgenstern, ndodhet në Shqipëri gjatë këtyre ditëve. 

Në cilësinë e të ftuarës së veçantë në edicionin e vitit 2019 të  Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”, Madame Morgenstern interpretoi, ditën e shtunë, në skenën e teatrit “Skampa”, në Elbasan, veprën me titull “Marina and Ulay”. Nënjë sallë të tejmbushur, ylli i teatrit rumun dhe aktori i njohur Marius Bodochi u duartrokitën gjatë dhe me entuziazëm nga spektatorët. 

Paraditen e së dielës aktorja Morgenstern e ndau, në skenën e “ArTurbina” në Tiranë, me të rinj e të reja, aktorë të afirmuar,me të cilët zhvilloi një MasterKlas.

Aktorja e shquar që numëron me dhjetëra role në filma dhe shfaqje teatrore në Rumani, foli me të pranishmit dhe ju përgjigj pyetjeve dhe kërshërisë së tyre lidhur me përvojën e saj në skenë por edhe për fakte me shumë rëndësi nga jeta e saj dhe e familjes. 

E pyetur për përshtypjet e saj nga kjo vizitë në Shqipëri ajo u shpreh: “Jam tepër e gëzuar. E rëndësishme është komunikimi, të njihemi, t’ju njoh, të njoh  aktorë, artistë, mënyrën si  zhvillohet teatri dhe arti shqiptar në përgjithësi”. 

Ndërsa vijon të shprehë vlerësimet, për praninë e saj në Shqipëri ajo thotë: “Jam  thellësisht e befasuar nga serioziteti, ambicia dhe dëshira për të krijuar, sidomos për të krijuar pika komunikimi me qendra të tjera, shtete të tjera, me vende të tjera, me teatro dhe ku ekziston arti.  Është i mrekullueshëm ky shkëmbim edhe mes brezash, edhe mes vendesh, besoj se është shumë i rëndësishëm. Bota është e madhe,  e bukur dhe interesante, edhe e lehtë, edhe e vështirë, e ndërlikuar, dhe jo të gjitha fluturojnë mbi re, por e rëndësishme është të njihemi”, përforcon ajo mesazhin. 

Për publikun e Shqipërisë, i cili e njeh fare pak profilin e saj tëlartë artistik, Zonja Morgenstern është e njohur kryesisht me rolin e Shën Marisë, në filmin e aktorit Mel Gibson “Pasionet eKrishtit”. 

Takimi mes këtyre dy aktorëve të shquar, emocionet e një bashkëpunimi me një yll të kinemasë botërore, respekti dhe besimi mes niveleve kaq të larta të artit, ishin disa nga mesazhet dhe çastet emocionale që u përcollën në sallë përmes mjeshtërisë së një aktoreje të madhe.

Në këtë MasterKlas, e ndodhur edhe përballë aktorëve të rinj,për të cilët thotë se i japin emocion me dëshirën e tyre për ta mësuar këtë art, që sic ajo thotë është është arti i efemerit, mesazhi drejtuar të rinjve aktorë ndoshta mund të ishte siçshprehet  ajo vetë: “vetë mënyra e tyre,  ekzistenca në kuadër të  shoqërisë”.  

E cilësuar nga kritika si simbol i teatrit rumun, e respektuar dhe e adhuruar nga publiku, lidhur me ndjesinë që ky vlerësim i krijon znj. Morgenstern tha:  “Në radhë të parë  jam thellësisht mirënjohëse,  jam Unë mirënjohëse për mënyrën si njerëzit presin atë që them, që dhuroj  dhe që ndaj me ta.” Më tej ajo vazhdon: “Kjo është një përgjegjësi e madhe. Nuk është kaq e lehtë. Respekti fitohet me vështirësi. Duhet ruajtur dhe për këtë ka nevojë për ndershmëri dhe ti nga ana jote duhet të jesh shumë e  kujdesshme ndaj asaj që njerëzit dëshirojnë”. 

Ditëne diel aktorja e shquar u ngjit në skenën e teatrit  “ArTurbina” në Tiranë bashkë me kolegun aktorin Marius Bodochi, me shfaqjen “Marina and Ulay”, ku ajo portretizoiartisten e shquar, Marina Abramović, duke sjellë në kujtesë historinë e saj të dashurisë me Ulay dhe disa prej performancavetë saj më me ndikim në histori, pjesë është shkruar nga Edith Negulici.

Prej vitit 2011, në “Shëtitoren e Famës” në Bukuresht  një yll mban emrin Maia Morgestern,  ndaj të gjithë ata që kanë mundur të ndjekin interpretimin e  saj, duhet ta dinë se kanëndjekur një yll.