Shpallje

Arben Shytaj ka qenë një ndër specialistët e Autoirtetit Kombëtar të Ushqimit, i larguar padrejtësisht nga ky institucion. Ai njihet si një nga ekspertët që ka ngritur më së shumti zërin për sigurinë ushqimore. Së fundmi ai ka denoncuar në faqen e tij, bllokimin që i është bërë në rrjetet sociale të faqeve zyrtare të AKU, Niko Peleshit, Bledi Cucit, dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Postimi i Arben Shytaj:

Ja rezultati I fjales se lire, I bllokuar ne faqen e aku-se, te m.bujqesise, te Niko peleshit, te bledi. Çuçit!!! Pse ky bllokim? Une kam nevoje te marre dhe te jap mesazhe dhe informacion ne fushen e bujqesise dhe sigurise ushqimore, Shteti ka investuar per Mua ne kete fushe, cfare them une veç te vertetes? 

Qofshi ju qe jini!