Shpallje

Zëvendës ministrja e brendshme, Rovena Voda, e cila është gjithashtu edhe Koordinatore Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave ka mbajtur një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Në këtë seancë janë bërë të ditura masat e marra nga qeveria për  parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.

Postimi i plotë:

Sot, në cilësin e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për të informuar anëtarët e Komisionit mbi masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave. Duke u ndalur tek: zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit, masat ligjore dhe mekanizmat antitrafikim, mbrojtja dhe asistenca për viktimat e trafikimit, ndërgjegjësimi i komunitetit, bashkëpunimi mes aktorëve shtetërorë, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar, format dhe metodat e trafikimit.