Shpallje

Shtyhet sërish vendimi i ankimimit për Lulzim Alushajn në Apelin Administrativ, pasi gjyqtarja nuk mund të ishte dot prezent për shkak se i vdiq babai.

Lulzim Lushaj u eliminua nga gara për prokuror të përgjithshëm, pasi ai nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Kjo bën që procesi për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të zvarritet akoma edhe më shumë, teksa zgjedhja e tij ishte premtuar deri përpara pushimeve të verës.

Në garë mbeten ende 3 emra të konfirmuar: Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Arta Marku. Ky vit si duket do të mbyllet me Arta Markun në krye të organit të akuzës, pavarësisht se ajo u zgjodh vetëm për një mandat të përkohshëm.