Shpallje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar së fundmi se gjatë takimit me liderët është arritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë, në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Zaev pas mbledhjes.

Kujtojmë se Zaev dha dorëheqjen pas vendimit negativ të BE, për të mos i hapur negociatat për Maqedoninë e Veriut.