Shpallje

Nëse mendoni se amerikanët janë qytetarët më të pasur në botë, atëherë na lejoni që t’ju themi që gaboheni! Më të pasurit janë zviceranët. Në Zvicër sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023.

Sipas një raporti të World Wealth Report nga Credit Suisse pavarësisht një rënie të lehtë, zviceranët ende kanë pasurinë mesatare më të lartë për një të rritur.

Sipas raportit, pasuria mesatare e një të rrituri zviceran është 530,240 dollarë (577,707 franga), derisa vitin e kaluar ishte 537,600 dollarë, raporton “Klan Kosova”. Zvicra është në vendin e parë, e ndjekur nga Australia ($ 411,060) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (403,970 $).