E martë, 4 Gusht, 2020

Divorci i çuditshëm i një kryeprokuroreje para Vettingut

Duhet të lexoni

Ekonomia e brendshme shqiptare në pasqyrën e pandemisë botërore

Dr. Teuta Nunaj Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie (Pjesa e parë) Në shumë aspekte, bota do të jetë ndryshe pas kalimit të rrezikut...

Komedia e drejtësisë

Nga Ledi Bianku Ish-gjyqtar në GJ.E.D.NJ. Këto dy histori që u përka sin dy reformave në fushën e drejtësisë, që kanë...

Efektet dhe pasojat e amnistisë fiskale dhe penale

Dr. Teuta Nunaj Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie Pas një periudhë mbi 40 ditore si pasojë e convid-19, amnistia fiskale e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Mentor Kikia

Një lajm që bën fjalë për një divorc të mundshëm nga bashkëshorti, të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është trajtuar më së shumti si lajm rozë, si lajmet me Kim Kardashian.

Me pak fjalë, kryeprokurorja e Tiranës po divorcohet nga bashkëshorti, pasi ky ishte përplasur, edhe fizikisht, me drejtuesen e KPK-së, Genta Bungo, dhe nuk i kishte treguar gruas së tij. Me këtë veprim, bashkëshorti kishte thyer besimin e gruas, dhe për këtë arsye u shkua drejt divorcit…

Ka një sërë pikëpyetjesh në këtë histori, që e bëjnë atë një histori me interes publik. A është kjo një histori e besueshme? Personalisht e vë në dyshim.

Divorci mund të jetë një “fake” për të shpëtuar karrierën dhe “dikush” u kujdes që kërkesë-padia të bëhet publike. Por nuk është ky problemi në këtë rast. Çështja është, nëse është apo jo e vërtetë që kryetarja e KPK-së ka patur një konfrontim verbal dhe fizik me bashkëshortin e një prokuroreje, të cilën ajo e ka subjekt hetimi në kuadër të Vettingut?

Nëse është e vërtetë, atëherë çështja është serioze, pasi vihet në dyshim objektiviteti i Vettingut. Ky proces është shumë i rëndësishëm, edhe sepse vendos për fatin dhe karrierën e një njeriu, por mbi të gjitha, sepse do të vendosë për fatin e drejtësisë.

Dhe, qoftë edhe një prokuror apo gjykatës i vetëm të përjashtohet nga sistemi për një arsye që nuk lidhet me kriteret e Vettingut, atëherë procesi vihet seriozisht në dyshim.

Ndaj, nëse është kështu, zonja Bungo duhet të heqë dorë menjëherë nga hetimi i prokurores Imeraj, pasi është në kushtet e konfliktit të interesit. Nëse ka një tjetër konspiracion, ky sërish duhet të sqarohet.

Ne kemi nevojë të kemi besim tek drejtësia jonë, dhe besimi krijohet duke patur besim, së pari, tek njerëzit që e bëjnë drejtësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku i njohur i Tropojës

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku i njohur, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës nga Covid-19. Pneumologu ishte paraqitur një ditë...

Urimi i veçantë i Spiropalit për festën e Kurban Bajramit: Lutem për të sëmurët dhe familjarët e tyre

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Kurban Bajramit. Krahas figurave politike që kanë uruar besimtarët myslimanë në këtë...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm