Shpallje

Tetorin e kalur reporterja Ali Meyer, në Oklahoma City, vendosi të transmetojë live mamografinë e saj të parë.

Gazetarja po shpresonte që të inkurajonte shikuesit që të planifikojnë kontrollet e tyre. Por në vend të kësaj, mjekët zbuluan se ajo kishte kancer të gjirit.

Meyer, atëherë 40 vjeç, kreu mamografinë e duke menduar se gjithçka do të dukej normale.

“Nuk kam pasur shqetësime; pa gunga; asnjë histori familjare; pa asnjë arsye të mendoj se mamografia ime fillestare do ta kthejë botën time përmbys,” shkroi ajo në një artikull për stacionin e saj, KFOR. “Unë shpresoja për një mamografi rutinë, por nuk ndodhi ashtu si mendoja.”

Radiologu i Meyer zbuloi kalcifikime kancerogjene në gjoksin e saj të djathtë, i cili doli të ishte kancer indi jo-invaziv i dukshëm, një fazë shumë e hershme e kancerit që trajtohet lehtë.

Dhe testimi gjenetik, të cilin mjekët e saj rekomanduan për shkak të moshës së re, treguan që ajo nuk kishte asnjë mutacion gjenetik për kancerin e gjirit.

Pasi bisedoi me disa kirurgë, të gjithë ranë dakord se ajo kishte nevojë për një mastektomi për të hequr gjoksin e djathtë, ndërkohë që dotkorët thanë se duket sikur kanceri nuk do të përsëritet më.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz