Shpallje

Shkodra është tashmë imazhi i krizës së brendshme politike në Partinë Socialiste, pas dështimit të strategjisë së Edi Ramës për këtë qark. Kryeministri Rama do të mbledhë sërish drejtuesit politikë dhe deputetët e Shkodrës, për të vendosur planin e ri të punës.

Takimi do të mbahet në orën 15:00, në selinë e PS dhe do të diskotohet rreth emërimeve në Qarkun e Shkodrës të cilat deputeti i Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj javën e kaluar shprehu shqetësimin se janë kthyer në tendera politikë.

Pakënaqësitë e shprehura ndaj të deleguarve të Edi Ramës në kryeqendrën e Veriut janë rritur dhe për të zgjidhur këtë situatë problematikë mes socialistëve, Kryeministri ka vendosur të mbledhë vetëm qarkun e Shkodrës.

Edi Rama premtoi investime në këtë qytet gjatë fushatës, por duket se Shkodra paraqet më shumë vështirësi se sa duket. Edhe pse fitoi votimet, sot PS nuk ka një kryebashkiak në krye të Shkodrës, për shkak se Valdrin Pjetri u prek nga ligji i dekriminalizimit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz