Shpallje

Ndërtesa bashkish të ndërtuara nga arkitektë italianë. Po dhe të tjera nga diktatura komuniste! A mos duhet të vijë një diktator apo okupator të na ndërtojë përsëri?! Arkitektura është arti dhe shkenca e projektimit. Me projektim arkitekturor lidhet funksionaliteti dhe estetika. Siç dihet arkitektura merret me përpunimin e hapësirave. Për të arritur një përpunim estetik, duhet dalluar arkitekturë nga shkencat e zbatuara.

Trashëgimia arkitektoriale është aq e larmishme, sa edhe e hershme. Arkitektura shqipëtare ka një histori. Ka një traditë, e udhëhequr nga kualiteti urban, por edhe ai social. Në sajë të së bukurës duhet të përfshihet në artet e bukura, sepse ajo është nëna e tyre . Ajo është kaq e pasur dhe aq e bukur me një material artistik. Në mënyrë të qartë duhet të jetë një art i veçant. Veçantia e saj qëndron në karakterin dhe natyrën e saj të dyfishtë.

Arkitektura, duke qënë art dhe dije, është edhe një disiplinë shkencore.

Arkitektura shqiptare ka një histori dhe një traditë. Është për të ardhur keq, që askund nuk sheh një analize apo edhe një përshkrim mbi arkitekturën. Po të ndjekësh me kujdes, nuk sheh një botim, që të flasë për këtë art të bukur. Madje në libraritë e qytetit sheh botime pafund mbi poezinë ,prozën ,romane etj,etj. Por asgjë për arkitekturën!

Shumë të rinj sot studiojnë në vendet perëndimore. Disa kanë zgjedhur si profesion arkitekturën. Por e shohin të pamundur që të vënë në zbatim këtë profesion. Arkitektura në Shqipëri është e herëshme. Pikënisja që nga banesat arkitektonike, të cilat janë gjithmonë e në humbje. Kjo, si nga vlera e mirmbajtja. Që në hershmëri qytetet shqipëtare u janë nënështruar studimeve të mirfillta urbanistike, Por a kemi një vënie në zbatim 100% të këtij studimi për sa i përket arkitekturës !? Projektimet në kohë të herëshme kanë pasur një domethënie të madhe si nga ana artistike por edhe nga ajo historike. Sot, në këtë vend nuk ka as një shtysë, apo inkurajim. Nuk arrihet të pranohet koncepti i të qënit , aftësi profesionale.

Pra arkitektura ka një ndikim të madh në shoqëri. Meriton të shihet në detaje, sepse ajo lëshon një ndjesi te njerzit. Një ndjesi, e cila harmonizon. Në ato vende ku arkitektura është shumë e zhvilluar ekziston mundësia edhe e një shoqërie të pasur në kulturë. Nuk mendoj se askush nga të rinjtë e ketij vendi nuk do kishte dëshirën të ushtronte aktivitetin e tij si arkitekt. Jam e bindur se vizioni i të rinjëve është ndryshe. Por fatkeqësisht vendi jonë nuk ofron mundësinë e një arkitekture të mirfilltë. Arkitektura është trazhgimni. Po ne, çfarë do t’ju lëmë trashëgimi brezave që do të vijnë?

ANILA AHMATAJ 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz