Shpallje

Kompozitorja e njohur Diana Ziu ka komentuar letrën publike të shkruar për Vera Grabockën, pasi kënga e saj nuk u pranua në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ziu tha në një intervistë për “News 24” se Vera  ka thyer shumë shpirtra dhe nuk ka zgjedhur njerëzit e duhur për të konkurruar në një Festival si ky i Këngës.

Diana nuk i kurseu kritikat as për jurinë që përzgjedh këngët dhe veçanërisht për Zhani Cikon, të cilin e konsideroi vetëm një “kukull”.

“Kush është Vera Grabocka? Pse them “shoqja”. Se ajo dikur më ka thënë “ik moj vajzë, ose vërë emrin, ose këngën nuk e paraqes në RTSH”. Vera Grabocka e hoqi, sepse tha “jo, në asnjë mënyrë, partia”. Filloi të fliste në emër të partisë. Më ndaloi një këngë shumë të bukur, pse nuk ishte fustani shumë i bukur. Një ditë në një korridor duke luajtur në piano, po improvizoja, në vitet ’78. Më vjen pranë një shoqe imja dhe më thotë “nuk ke frikë, po buçasin korridoret, duke i rënë”.

I thashë: Po pata frikë do kem nga ti. Në atë kohë më vjen një grua dhe më tha “Shoqja Diana çfarë po luani kështu, po tingëllon dhe korridori”.

I thashë: Po luaj nga veriu.

Në atë moment m’u kujtua Vera Grabocka, se me mua ashtu është sjellë, madje edhe me të tjerë, ka thyer shumë shpirtra. Ajo duhet të zgjidhte njerëzit e duhur, por të bënte punët e veta, mos të fshihej pas gishtit. Ajo rri pas Alketa Vejsiut, se kjo është e talentuar, as për Elvana Gjatën.

Kush do më testojë mua? Soni Malaj? Është sikur një nxënës i klasës së parë të liceut të vlerësojë një emër të njohur. Është të vësh duart në kokë, është tmerr. Zhani Cikon e ka vënë si kukull Vera. Nuk e kanë dëgjuar këngën. Zhani nuk di të bëjë një këngë, ai nuk ka folur me emra kompozitorësh, por me emra këngëtarësh. Nuk është televizioni i këngëtarëve”, sqaroi  Diana pas letrës publike që i shkroi Vera Grabockës.