Shpallje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim të tij në facebook, ka ngritur alarmin në lidhje me furnizimin me armë nga ana e Rusisë drejt shtet serb.

Sipas Haradinaj, armët ruse në Serbi janë një kërcënim i madh për Kosovën.

Ai tha se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën. Sipas tij, Serbia po vijon të armatoset me armatime, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake.

 “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj.

Ditë më parë, Rusia dërgoi sistemin e saj S-400 dhe atë Pantsir-S në Serbi, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të quajtur “Mburoja Sllave 2019”, që Moska zhvilloi me Beogradin zyrtar, me qëllim që të testojë aftësitë mbrojtëse të të dyja vendeve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz