Shpallje

Dashi

Në aspektin financiar situata do jetë pak më delikate sesa zakonisht sepse do ju duhet të kryeni disa shpenzime të nevojshme. Beqarët nuk do mund të fillojnë dot një histori dashurie, kjo për shkak të mungesës së vendosmërisë.

Demi

Financat do i kontrolloni në çdo moment dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjendjen tuaj ekonomike do e kenë zili shumë njerëz. Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj duke ju përfshirë edhe në mosmarrëveshje.

Binjakët

Gjendja e financave do jetë mjaft e kënaqshme. Mund të bëni shpenzimet që do të dëshironi. Në aspektin sentimental, mund të kaloni momente shumë të mira me partnerin.

Gaforrja

Në planin financiar do jeni më të vendosur se kurrë më parë për te ndryshuar situatën. Do ja dilni me sukses të kaloni momentet delikate. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme sot.

Luani

Në aspektin ekonomik do jeni me më shumë fat se kurrë më pare dhe gjendja do stabilizohet tej mase. Ata që janë prej vitesh në një lidhje nuk do kenë probleme ne jetën e tyre ne çift.

Beqaret do kenë plot mundësi për aventura, por asgjë më shume sesa kaq. Me financat tregohuni më të kujdesshëm sepse mund të keni probleme serioze më vonë. Përpiquni të shmangni marrjen e borxheve.

Peshorja

Një darkë romantike me qirinj do ishte një ide shumë e mirë. Të ardhurat do kenë disa përmirësime. Vazhdoni të tregoheni sa më vigjilentë dhe të kujdesshëm në aspektin profesional.

Akrepi

Beqarët ka shumë gjasa të takohen me personin ideal. Bëjini sytë katër që ta kuptoni se cili është ai. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Shigjetari

Me financat mund të keni disa probleme, por nëse tregoheni të matur me shpenzimet dhe nëse i menaxhoni me kujdes mund t’ia dilni. Nëse nuk e teproni me xhelozinë gjate kësaj dite gjërat do shkojnë mire me partnerin.

Bricjapi

Për beqaret do realizohen disa nga dëshirat më te zjarrta. Mund të nisë edhe një histori e bukur dashurie. Në sektorin e financave nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik.

Ujori

Për një pjese të mirë të beqarëve gjasat janë që të takojne shpirtin binjak. Përgatituni! Financat nuk do jenë të këqija, por bëni kujdes me lojërat e fatit nëse nuk doni të keni probleme.

Peshqit

Beqaret nuk do të mund t’i rezistojnë dot tundimit dhe do hidhen në krahët e një personi pa u menduar gjatë. Në planin financiar mund të bëni disa gabime të pafalshme por që do t’i korrigjoni shpejt.