Shpallje

Një tjetër shtet evropian ka ngritur alarmin sa i takon numrit të azilkërkuesve shqiptar.

Kësaj here ka qënë Irlanda ku ka theksuar se shtetasit e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë kanë tejkaluar sirianët sa i përket kërkesave të azilit në këtë shtet.

Kryeministri irlandez  Leo Varadkar tha se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë me dokumenta false, por vendi nuk rrezikon ende që “të përmbytet nga kërkesat”.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, është shprehur kryeministri irlandez.

460 shqiptarë kërkuan në 2018-n azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz