Mandatory Credit: Photo by Top Photo Corporation/REX Shutterstock (4221088a) Jackie Chan attends the premiere conference of Skiptrace in Beijing, China on 23th October 2014. 'Skiptrace' film premiere, Beijing, China - 23 Oct 2014
Shpallje

Jeta e vërtetë e Jackie Chan është më e bukur nga një skenar. Babai i tij ishte spiun, kishte katër vëllezër të cilët kurrë nuk i pa, prindërit e tij pothuajse e shitën për 26 $. Babai i Jackie Chan, Charles, ishte spiun për qeverinë kineze. Ai u njoh me gruan e tij të ardhshme, Li Li, kur e arrestoi për tregti opiumi. Li Li mbante një lule blu në flokët e saj, e cila atëherë në Kinë sinjalizonte vdekjen e burrit dhe fëmijëve të saj. Kur Charles e pa atë, e lejoi të ikte dhe i ktheu opiumin prapa. Li Li ndaloi tregtinë dhe filloi kumarin. Ishte kaq e mirë sa që reputacioni i saj u përhap në të gjithë Shangain. 

Në vitin 1949 Charles emigroi në Hong Kong për të shpëtuar nga regjimi komunist i Mao Ce Dun. Dy vite më vonë mori dhe Li Li. Jackie Chan u lind në vitin 1954 dhe emri i tij ishte Chan Kong Sun, domethënë “Chan që ka lindur në Hong Kong.” Ishte fëmija i parë i prindërve të tij, edhe pse e mësoi shumë vite më pas. Charles kishte dy djem, të cilët i braktisi para se të nisej për Shangai, ku u njoh me Li Li. Të njëjtën gjë sigurisht bëri dhe ajo, duke lënë dy vajzat e saj tek gjyshja e tyre. Sjellja e tyre, edhe pse duket çnjerëzore për ne, ishte shumë e zakonshme në vitet 40-të në Kinë. Qindra prindër braktisnin fëmijët e tyre për të gjetur punë në pjesë të tjera të vendit, për shkak se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për t’i rritur. Deri në kohën që çifti u largua për Hong Kong, kishte lënë pas familjen e mëparshme dhe nuk kishte asnjë kontakt me fëmijët. Charles u ribashkua me bijtë e tij në vitin 1985. Deri atëherë nuk e dinte se ku jetonin. 

Jackie Chan në Shkollën e Operës. Aty ai mësoi akrobacitë. Kur lindi Jackie Chan, prindërit e tij punonin për konsullin francez në Hong Kong. Ishin aq të varfër sa që e menduan seriozisht propozimin e infermieres për të shitur djalin e tyre të porsalindur për 26 $. Si përfundim, refuzuan. Babai i tij vdiq në vitin 2008 dhe nëna në vitin 2002. Vogëlushi ishte nxënës aq i keq sa që nuk kaloi as klasën e parë të shkollës. Babai i tij vendosi për ta rregjistruar në Shkollën e Operës kurJackie Chan ishte 7 vjeç. Nxënësit e shkollës ishin të burgosur, kështu që Charles dhe Lee Lee u larguan për në Australi, ku mund të gjenin punë më të mirë. E lanë djalin e tyre të vogël, siç bënë me fëmijët e tyre të tjerë. 

Studimet e Jackie Chan ishin shumë të vështira. Nga mosha 7 vjeçare, u trajnua në muzikë, akrobaci, valle dhe artet marciale. Çdo ditë, mësimet mund të mbanin dhe 18 orë. Nëse dështonin, mësuesit e tyre i rrihnin egërsisht. Mësimet zhvilloheshin rreth spektaklit. Nuk u mësonin fëmijëve as lexim dhe as shkrim, me rezultat në të 60-at e tij, Jackie Chan të flasë shtatë gjuhë, por të vështirësohet të shkruaj gjuhën e nënës së tij. Filloi të shfaqet në teatër dhe në role të vogla kinamatografike që nga mosha 8 vjeçare. Filmi i tij i parë si i rritur ishte “Grushta të Gjakosur të Karatesë” me Bruce Lee, i cili më pas arriti kulmin. Nuk kishte asnjë rol, thjesht ishte vetëm një nga kaskanterët të cilët merrnin pjesë në skenat luftarake. 

Jeta pas shkollës ishte e vështirë. Kishte aq shumë kohë të lirë sa që përfundoi duke frekuentuar bare famëkeqë dhe bilardo, të frekuentuara nga mafiozët. Megjithëse e shmangte drogën dhe krimin, shpesh përfshihej në përleshje. Madje një herë vërejti se pikonte gjaku nga dora e tij dhe një kockë e bardhë dilte jashtë. Mendoi se kishte thyer gishtin dhe e shtyu për ta vendosur në vendin e duhur, por nuk lëvizte me asgjë. Pas një kohe, e kuptoi se nuk ishte kockë, por dhëmbi i kundërshtarit të tij që ishte ngjitur në grushtin e tij. 

Kur Bruce Lee vdiq në vitin 1973, hapi rrugën për aktorët e rinj akrobatë të Hong Kong. Emri i Jackie Chan kryesonte listën e zëvendësuesve, por shpejt doli se receta nuk do të kishte sukses për herë të dytë. Sa filma që u xhiruan me Jackie të përpiqet të kopjojë Lee, dështuan. Publiku e adhuroi, kur ndali së luajturi luftëtarin e ashpër dhe shtoi një dozë të fortë humori në filmat e tij. 

Në fund të viteve 70-të, kur u shfaqën filmat “Gjarpri në thonjtë e Shqiponjës” dhe “Gozhdë e xhama në Lindjen e Largët”, Jackie Chan u bë i njohur në Hong Kong. Brenda dekadës së ardhshme, u mor me rregjisurën, zhvilloi skenat e betejës në kinematografi dhe u përpoq pa sukses për të pushtuar publikun amerikan, me filma në gjuhën angleze. Ia doli pas shumë vitesh, në vitin 1995, me filmin “Detektiv me Jelek Antiplumb”. Deri atëherë,kishte arritur të bëhej legjendë për adhuruesit e zhanrit dhe i njohur për audiencën më të gjerë. Që atëherë, ka vazhduar të punojë fort, edhe pse suksesi i tij komercial ka kapërcyer çdo të kaluar. Perfeksionisti Jackie Chan xhiroi një skenë 2,900 herë! Në vitin 1982 drejtoi dhe luajti në filmin “The Big Jackal”. Filmi fillon me disa minuta skenë ku Jackie Chan, së bashku me disa kaskanderë të tjerë luajnë «Jianzi», një lojë tradicionale kineze si futbolli. Edhe pse kaskanderët kryenin lëvizje të ndryshme akrobatike, Jackie Chan duhej vetëm të godiste topin. Skena u xhirua 2,900 herë para se regjisori kërkues të ishte i kënaqur! “Do të xhiroj skenën derisa të bëhet ashtu siç e dua. Kështu që do të di që adhuruesit e mi do të jenë të kënaqur, “tha ai më vonë. 

Asnjë kompani sigurimi nuk siguronte Jackie Chan dhe grupin e kaskanderëve me të cilin punonte. Nëse sheh dikush jetën e tij, do të kuptojë pse. Ai ka thyer hundën të paktën tre herë, duart e tij edhe më shumë. Gjunjët e tij janë plagosur aq shpesh sa që nuk mund të vrapoojë normalisht dhe zakonisht zëvendësohet nga një tjetër kaskander. Ka nxjerrë të dyja supet, ka thyer legenin dhe gjoksin, dhe për pak thërrmoi kockët e kofshëve. Një herë kishte veshur çorape pikturuar në ngjyrën e këpucëve sportive, mbi allçinë që kishte mbi kyçin e thyer të këmbës, për të mos vonuar xhirimet. 

Në vitin 1986, në xhirimet e “Jackie Chan – Rrufeja e Perëndisë” duhej të hidhej nga një mur në degën e një peme. Herën e dytë që e provoi, ra nga një lartësi prej 12 metrash mbi shkëmbinj. U kërc kafka e tij dhe një pjesë nga kockat i shpoi trurin, duke shkaktuar gjakderdhje të brendshme. U operua menjëherë dhe shpëtoi, por deri sot ka një disk metalik në kafkë për të mbyllur vrimën, ndërsa ka humbur një pjesë të dëgjimit nga veshi i djathtë.

Megjithatë, kur xhiroi skenën më të rrezikshme në jetën e tij, nuk mësoi asgjë. Në filmin “Nëse mban mend …Vdiqe, të 1998-tës duhej të “rrëshqiste” nga ndërtesa Ëillemsëerf në Roterdam, Holandë. Ndërtesa ka një mur të pjerrët dhe Jackie Chan duhet të “rrëshqiste” mbi të. Kishte aq shumë frikë sa e shtyu për dy javë. Por si gjithmonë ia doli… 

Marrë nga Ngjarje nga Historia Botërore.