Shpallje

Krenar Shoraj është kampioni më i ri botëror në peshëngritje, përfaqësues i Shqipërisë në gara ndërkombëtare. Ai është shprehur ditën e sotme për Gazeta Ora, lidhur me kushtet e këqija në të cilat i duhet të stërvitet, pasi shteti shqiptar nuk i ofron asgjë. Ai ka shprehur indinjatën e tij përmes një postimi publik edhe për Presidentin e Federatës së Peshëngritjes. 

“Presidenti i Federatës së peshëngritjes, njeriu që ne i besuam të drejtonte Federaten ka dy vjet që  ka ardhur në këtë institucion dhe vetëm po na gënjen e mashtron, – është shprehur kampioni i peshëngritjes Krenar Shoraj.  I irrituar dhe i zhgënjyer nga Presidenti i Federatës ai shprehet: “Një njeri pa pik burrërie, njeri që ha fjalën e tij . Një njeri që sa herë i bie në telefon nuk të përgjigjet.”

Shoraj shprehet se, pse vallë ky ndryshim i madh pasi para se të bëhej President ai ka bërë shumë premtime të mëdha, prandaj dhe sportistët i kanë besuar. Shoraj akuzon Presidentin edhe për mos dhënien e trajtimeve ushqimore, që është më elementarja. 

“Një fatkeqësi e madhe që i besuam federatën ketij njeriu të pa aftë.” – përfundon statusin në FB Krenar Shoraj. 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz